Shpend Ahmeti: Po vjen era zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 04 October 2022
Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se të pasurit të majtë, fetarë, aktivist në një ombrellë, është e pashmangshme të mos pasurit përçarje e këtu, Ahmeti i referohet Lëvizjes Vetëvendosje.
I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Ahmeti ka thënë se videoja e djeshme e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje përmes së cilës kritikonte opozitarët e dikurshëm, është një lëvizje tipike.
“Ose je me neve ose kundër neve, është tipike për organiata të tilla qe ka mbërri LVV në këtë aspekt. Me gjithë këto probleme brenda, unë gjithë kam thënë se edhe i majtë, edhe fetarë, nacionalist edhe aktivist në një ombrellë, patjetër që do të ketë çarje ngase ti do të votosh në bindjet e tua siç është çështja e kodit civil”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas tij, Kurtit këtë herë po i mungon një Agim Veliu.
“Po vie era zgjedhje, kësaj here Kurtit i mungon një Agim Veliu”, ka thënë Ahmeti dhe duke u bazuar në deklaratat e deputetëve nga radhët e LVV-së, ai ka thënë se me gjasë do të ndodhë një përçarje.
Ai ka thënë se nuk ka gjasa për të gjetur një çmim që mbulon kostot për dimër dhe masën e duhur për shpenzim të energjisë, situatë nga e cila sipas tij, nuk mund të dal fitues askush.
“Nuk mund të dalësh me qeveri mire kur nuk je mirë me furnizim. LVV në këtë rast do të kishte dëshirë të bënte një vit pauzë. Albini është politikan i tillë, ka vendosur që tërë jetën do të merret me politikë, nuk e ka problem të presë në qoftë se e sheh që kjo situatë është e pamenaxhueshme”, ka thënë Ahmeti gjersa ka theksuar se e tillë është situata duke u bazuar në ngritjen e inflacionit dhe situatën ekonomike në vend.
Sipas Imer Mushkolaj, bazuar në qëndrimet e LVV-së, “shkatërruesit e shtetit” janë ndëshkuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndonëse thotë se është e drejtë e LVV-së të publikoj një video si ajo e së hënës, ai e ka të paqartë kohën e publikimit të saj.
“Kur e shoh këtë video dhe kur përmendet apo supozohen zgjedhjet e reja, pyetja që me vie ndërmend është se kujt do ia lë fajin Vetëvendosja në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Mushkolaj gjersa ka thënë se Kryeminstrit Kurti po i konvenojnë krizat me të cilat është përballur deri tani dhe se njëherësh, të njëjtat po i sfidon qëllimisht.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...