Lajme

Shpend Ahmeti: Përcaktimi i fitimit në produkte të caktuara shkakton më shumë dëme se inflacioni

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 30 June 2022

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për caktimin e marzhës së fitimit për produktet esenciale, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka kundështuar këtë propozim duke thënë se përcaktimi i fitimit në produkte të caktuara shkakton më shumë dëme se inflacioni.

Gjithashtu, Ahmeti ka thënë se intervenimi me politika të tilla në sektorë sipas menysë së qeverisë apo Kuvendit pa kurrfarë ndihme financiare sulmon efiçencën dhe çrregullon zinxhirin që në fund rrit papunësinë dhe shkatërron kapitalin e akumuluar

-Advertisement-

“Jo jo jo! Përcaktimi i fitimit në produkte të caktuara shkakton më shumë dëme se inflacioni. Furrat nuk janë as monopole as oligopole që janë armiq të Kosovës të cilat duhen të luftohen. Intervenimi me politika të tilla në sektorë sipas menysë së qeverisë apo Kuvendit pa kurfare ndihme financiare sulmon efiçencën dhe çrregullon zinxhirin që në fund rrit papunësinë dhe shkatërron kapitalin e akumuluar”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, ai ka thënë se targetimi i produkteve bazë bëhet me infuzion financiar ose përmes zvogëlimit të tatimeve ose përmes subvencionimit të produkteve të caktuara./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera