Lajme

Shpend Ahmeti i bën thirrje qeverisë që të rishikojë kufizimin e qarkullimit

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 26 March 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas tetë rasteve të reja me koronavirus tre prej të cilave ishin në Prishtinë.

Ai ka thënë se fakti që nga ora 16:00 lejohet qarkullimi nuk do të thotë që është situatë normale, shkruan gazeta inFokus.

“Edhe tetë raste të reja. Qytetarë të Prishtinës, fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi sitiatë normale. Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë. Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarëve tjerë dhe situata është ende nën kontrollë. Mbane kështu ju lutem, kufizone qarkullimin”, shkruan Ahmeti.

-Advertisement-

Kryetari I Prishtinës poashtu I bën thirrje qeverisë që të rishikojnë orarin e ndalimit të qarkullimit.

“Poashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes”, shkruan Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera