Lajme

Shpëṛthimi te Ibër Lepenc, reagon Vjosa Osmani: Ruani qetësinë, bandat kriminale kanë humbur çdo betejë

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 29 November 2024

Gjatë mbrëmjes së sotme kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulmuar me një mjet shpërthyes.

Në lidhje më këtë ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku u shprehë se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

-Advertisement-

Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike.

I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera