Sport

Shpati Zekaj mposhtet nga xhudisti serb, por mbetet në garë për medaljen e bronztë

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 01 July 2022

Shpati Zekaj është mundur në çerekfinale nga xhudisti serb, Aleksandar Kukolj.

Zekaj u mund me vetëm një pikë, duke qenë pranë triumfit në kategorinë deri në 100 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Kukolj është një xhudist që ka arritje të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampion evropian e nënkampion botëror.

-Advertisement-

Në vitin 2017, ai ishte numër një në botë në kategorinë e tij.

Përkundër humbjes, Shpati Zekaj do të kërkojë medaljen e bronztë përmes fazës së repesazhit.

Ndërkohë, Loriana Kuka veçse është kualifikuar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera