“Me shpata të gjuhemi, me lugje të duhemi”
Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 26 May 2017
Shkruan: Jakup Krasniqi
Në demokracinë parlamentare, gara politike zhvillohet mbi baza programore e ideologjike dhe është krejt e natyrshme. Lufta më argumente pozitive, dyshuese e negative qoftë edhe atëherë kur bëhet vetëm për anët e dobëta të kundërshtarit në kufijtë e të lejueshmes edhe mund të kuptohet, pasi në secilën garë ka shtyrje e ndërskamca, por nuk është i lejueshëm degradimi pa pardon i individit apo edhe i një pjese të madhe a të vogël të kombit, siç po ndodh goxha shpesh në hapësirën tonë kombëtare.
Gara politike për të marrë përgjegjësi publike, për të qeverisur për kombin e vendin, vërtetë duhet të jetë një garë e ndershme, ku duhet të fitoj ai i cili merr besimin e popullit (qytetarëve). Ndonëse kjo shpesh nuk donë të thotë, se në ketë garë fiton më i miri, më i meritueshmi, më i dijshmi, shpesh fitoren e arrin ai që fiton besimin e shumicës qytetare. Natyrisht edhe shpesh nuk fiton ai që është më i duhuri. Në gara të tilla, jo rrallë fiton edhe ai që arrin të mashtroi më shumë, por, ky është sistemi demokratik, i cili nuk është sistem i përsosuri, por më të mirë nuk ka krijuar shoqëria njerëzore, thoshte V. Çerçili. Të gjithë pajtohemi se sistem të përsosur nuk ka, por deri më sot nuk kemi parë as parti e individ të përsosur. Nisur nga kjo që u tha, askush dhe asnjëherë nuk duhet të pretendojnë të shfaqen si parti a individë të përkryer, pasi edhe në rrafsh botëror nuk kemi apo nuk kemi parë diçka të tillë, mbase edhe nuk kemi për të parë! Ketë nuk e shohim shpesh edhe në vendet me demokraci të konsoliduar, por ama në ato vende në çdo rast sundon ligji e jo Maliqi! Neve, në ketë vit e patëm rastin të shohim dy raste zgjedhjeje në dy vende (shtete) që më të drejtë konsiderohen si vendet amë të demokracisë botërore, në SHBA dhe në Francë, por askush nuk mund të thotë se atje kishte zgjedhje të përkryera! Por ishin zgjedhje demokratike të lira e të pa manipuluara. Zgjedhje të përkryera në Tokën tonë vështirë se ekzistojnë, ketë nuk mund ta pretendojmë as në zgjedhjet tona të 11 qershorit 2017! Të cilat gjithsesi duhet të jenë të lira, të drejta e demokratike. Por, gjithnjë duhet të synojmë zgjedhje që premtojnë se paku fillimin e zgjidhjeve që i duhen vendit e qytetarëve tanë. Prandaj le të janë këto zgjedhje një garë të ndershme, ku vërtetë secili kundërshtar politik, në rend të parë i shfaq përparësitë e përkushtimet e veta e në anën tjetër le t’i shfaqin të metat dhe dobësitë e kundërshtarit dhe kjo të bëhet jo me gjuhë armiqësore, por me një gjuhë të kulturuar, e argumentuese të vlerave apo të dobësive të gjithsecilit.
Gara zgjedhore le të jetë pa pardon, por në kufijtë e njerëzores se lejueshme sa herë që qëllim parësor është qeverisja e mirë për vendin e kombin! Gjithnjë duke pasur parasysh se jemi pjesë e një kombi me vlera e vese të përbashkëta! Populli ynë për debatin, rrahjen e mendimeve e të ideve e ka një urti e cila thotë: “Me shpata le të gjuhemi, me lugje le të duhemi”! ( Me fjalë të gjuhemi e më zemra të duhemi). Ketë urti popullore e ka hasur dhe e ka përcjellë deri tek ne, mbledhësi i trashëgimisë kulturore të debatit nder shqiptarët, tregimtari ynë popullor, Anton Çeta.
Kjo ishte kultura dhe edukata shqiptare që e kemi të trashëguar ndër breza! Është mirë që ta nxjerrim mësimin e duhur nga kjo trashëgimi e artë edhe në ditët tona!

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...



































