Lajme

Shpallet në kërkim një i dyshuar për vjedhje në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 28 September 2026

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Malishevë.

Sipas Policisë, i dyshuari më 12 qershor 2026 dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” në një objekt tregtar në Malishevë.

Pavarësisht veprimeve hetimore, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

-Advertisement-

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion, ta raportojnë në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes emailit zyrtar [email protected].

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy