Shoqatat e dala nga lu*fta bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në Marshin e 12 shtatorit
Autori: Gazeta inFokus
12:08 | 04 September 2026
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe ajo e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë thënë se po punojnë ngushtë me organizata dhe këshilla të ndryshme mbarëkombëtare që më datën 16 shtator t’i presin krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë dinjitoze, për siç thanë, rastin e kthimit të tyre në vend.
Pos kësaj, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin e 12 shtatorit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
“Pra, ne jemi duke punuar ngushtë me organizata të ndryshme, me këshilla të ndryshme mbarëkombëtare që me datën 16 t’i presim krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë dinjitoze, edhe pse nuk jemi organizatorë të protestës të 12 shtatorit, e cila organizohet dhe është thirrur nga “Liria ka Emër”, ku kemi bashkëpunim dhe bashkërisht edhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe organizata të tjera autoktone, ju bëjmë thirrje pa dallim që të marrin pjesë në këtë marsh, në këtë protestë, kundërshtim të të gjitha atyre shpifjeve që po i bëhen luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht të jemi të përgatitur dhe të presim verdiktin përfundimtar që shpresojmë gjykata do të ndajë mendimin nga prokuroria, nga absurdi i kësaj prokurorie për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Jashari, raporton KosovaPress.
Jashari pati edhe një porosi për të gjithë ata që sipas tij, e fyejnë dhe e shajnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e saj që po mbahen në Hagë.
“Ndërsa unë dua të ju dërgoj porosi edhe atyre që e fyejnë dhe e shajnë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përmes saj shajnë krerët atje, që përmes saj shajnë këtë luftë dhe duke i fyer e sharë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen padrejtësisht në Hagë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, fyejnë e shajnë shtetësinë e Kosovës. Edhe një herë, ju bëjmë thirrje pa dallim gjithë institucioneve, partive politike dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë se duhet të dalim sa më masovikisht, duhet të presim dhe duhet të marshojmë dhe nëse ndodh që merret një vendim politik në Gjykatën e Hagës, sepse kjo është gjykatë politike dhe mund të merren edhe vendime politike që s’kanë lidhje me drejtësinë (edhe në formën se si është krijuar dhe si ka vepruar deri më tani), ne nuk do të rrimë me duar kryq”, tha ai, raporton KosovaPress.
Edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj ka bërë thirrje që më 12 shtator në protestën e cila do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, të marrin pjesë të gjithë shqiptarët.
“Ne do t’i bëjmë thirrje që me datën 12 shtator në ora 14:00 në sheshin “Skenderbeu”, të gjithë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga Presheva e Medvegja, të gjtiha hapësirave shqiptare dhe gjithë mërgimtarët tonë të cilët e ndiejnë veten që duhet të vijnë të protestojnë, i ftoj që të vijnë në Prishtinë dhe të protestojnë në mënyrë të dinjitetshme për pritjen e verditkit finale më 16 shtator. Prandaj u bëj thirrje veteranëve, invalidëve, familjeve të dëhsmroëve dhe gjtihë njerëzve që e dojnë lirinë dhe e dojnë Kosovën të jenë me ne në sheshin “Skenderbeu” më 12 shtator”, ka thënë ai.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë do ta japë verdiktin final për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...


































