Rozë

Shokon Meghan Markle, familja mbretërore më ka bullizuar: Nuk doja të isha më gjallë

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 08 March 2021

Meghan, gruaja e Princit Harry akuzoi familjen mbretërore të Britanisë për shqetësim et që kishin ngritur se sa e errët mund të jetë lëkura e djalit të tyre, duke thënë se ka qenë në prag të vetëvrasjes gjatë një interviste.

39 vjeçarja, nëna e së cilës është më ngjyrë dhe babai i bardhë, tha se në 2018 kishe pasur mendime vetëvrasëse pasi u lut për ndihmë dhe nuk e ndihmoi asnjë, raporton Reuters.

Meghan tha se djalit të saj Archie, tani 1 vjeç i ishte mohuar titulli i Princit sepse kishte shqetësime brenda familjes mbretërore “se sa e errët do të ishte lëkura e tij kur të lindte.”

-Advertisement-

“Mua ma tha Harry këtë gjë, ishte bisedë që familja e tijk kishte bërë me të,” tha Meghan gjatë intervistës me Oprah Winfrey.

Ajo tha se familja e tij nuk i mbështeste më financiarisht. Pallati Buckingham nuk dha asnjë koment në lidhe me intervistën e cila u transmetua edhe në Britani.

Gati tre vjet nga dasma e saj, Meghan i përshkroi disa anëtarë të paidentifikuar të familjes mbretërore si brutalë dhe fajtorë për vërejtje raciste.

Ajo gjithashtu akuzoi Kate, gruan e vëllait të madh të burrit të saj Princit William, se e bëri atë të qante para dasmës së saj.

“Thjesht nuk doja të isha më gjallë. Dhe ky ishte një mendim shumë i qartë, i frikshëm dhe i vazhdueshëm. Dhe më kujtohet se si Harry ishte i vetmi që më mbështeti,” tha Meghan mes lotëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera