Shoferi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut dërgohet në paraburgim, dyshohet se kërkoi 1,500€ për një punësim
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 06 September 2026
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë hetimore ndaj një të punësuari në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë, i dyshuar për veprën penale “Pranimi i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari, i cili ka punuar si shofer i një funksionari të lartë qeveritar, në periudhën nga 24 korriku deri më 4 shtator të këtij viti, i ka kërkuar 1.500 euro një qytetari, me qëllim që të shfrytëzonte ndikimin e tij të pretenduar dhe të ndërmjetësonte te zyrtarë në Qytetin e Shkupit, lidhur me punësimin përmes konkursit për pranimin e zjarrfikësve.
Rasti është denoncuar nga qytetari i dëmtuar, pas së cilës Njësia për Luftimin e Korrupsionit pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me prokurorin publik kompetent, ka ndërmarrë aktivitete për sigurimin e provave.
“Pas denoncimit, organet kompetente, në koordinim me prokurorin e çështjes, ndërmorën veprime për sigurimin e provave. Më 4 shtator 2026, i dyshuari u kap në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e shumës së kërkuar prej 1.500 eurosh, të cilat paraprakisht ishin shënuar”, njoftoi Prokuroria.
Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë për të ndikuar te dëshmitarët dhe rrezikut të përsëritjes së veprës, prokurori publik kërkoi caktimin e masës së paraburgimit. Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi kërkesën dhe të dyshuarit i caktoi 30 ditë paraburgim.
MPB-ja më herët gjatë ditës njoftoi se, pas një denoncimi nga një qytetar, D.C., i punësuar si shofer në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së, ishte kapur duke pranuar para të shënuara paraprakisht, pas së cilës ishte privuar nga liria.
Nga Prokuroria theksojnë se denoncimi në kohë i korrupsionit dhe gatishmëria e qytetarëve për të bashkëpunuar me institucionet kompetente janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Prokuroria u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të kërkesës ose ofrimit të ryshfetit dhe ndikimit të kundërligjshëm, duke theksuar se kjo mundëson reagim në kohë, sigurimin e provave dhe veprim efikas të institucioneve kompetente.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...


































