Rozë

Shkurte Fejza u bën apel qytetarëve të mos dalin: Popujt e disiplinuar e kalojnë më lehtë këtë sfidë

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 08 April 2020

Shkurte Fejza ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video vetdijësuese sa i përket pandemisë që ka kapluar globin, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja u ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes.

Ajo gjithashtu është shprehur se me disiplinë kalohet më lehtë dhe me më pak pasoja kjo sfidë.

-Advertisement-

“Së fundmi jemi të rrezikuar nga paandemia Coronavirus. E vetdijshme për këtë unë po rri në shtëpinë time ashtu si ju. Apeloj tek të gjithë që të keni kujdes dhe t’i zbatoni udhëzimet e institucioneve tona kompetente. Të rrini në shtëpinë tuaj sepse popujt e disiplinuar e kalojnë më lehtë dhe me më pak pasoja këtë sfidë. Uroj të takohemi në ditë më të mirë dhe Zoti ju bekoftë kudo që jeni”, tha Shkurte Fejza.

Një thirrje të tillë sot e bëri edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila luti qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç në nevoje emergjente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera