Auto&Tech

“Shkrepësja e mençur” që ju ndihmon të lini duhanin

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 20 March 2019

A keni dëshirë të lini duhanin por ende nuk e keni gjetur mënyrën e duhur? Një kompani libaneze ju ndihmon në realizimin e këtij qëllimi përmes një “shkrepëse të mençur”.

Shkrepësja e “Slighter” është e pajisur me censorë dhe inteligjencë artificiale që i mundësojnë asaj të grumbullojë të dhëna. Procesi i mbledhjes së të dhënave për përdoruesin ndodh gjatë javës së parë.

Pasi shkrepësja familjarizohet me orarin dhe shpeshtësinë që përdoruesi tymos, ajo krijon një plan që i ndihmon përdoruesit të lërë duhanin.

-Advertisement-

Ajo ka edhe një ekran ku përdoruesi e sheh edhe sa kohë i ka mbetur për të ndezur cigaren e ardhshme.

Për ata që nuk mund të presin orarin, shkrepësja e ka një buton përmes së cilës ndizet në çdo kohë.

Shkrepësja është në ngjyrë të zezë dhe kushton 129 dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera