Fokus

Shkon në gati 100 numri i shkollave që kanë kaluar në mësim online

Autori: Samire Jaha 10:52 | 27 January 2022

Rritja e numrit të madh të të infektuarve ka bërë që shumica e shkollave në Kosovë të kalojnë në mësim online, shkruan Gazeta Infokus.

Në një përgjigje nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për Gazetën Infokus është bërë e ditur se ky numër ka arritur në 99 shkolla që kanë kaluar në mësim online.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla.

-Advertisement-

Ajo tha se këto janë të dhënat e fundit që i kanë marrur dje nga drejtoritë komunale të arsimit.

“Të dhënat e fundit që i kemi marrë dje pasdite nga drejtoritë komunalë të arsimit tregojnë se 99 shkolla në Republikën e Kosovës, kanë kaluar në mësim online. Nga 664 shkolla që punojnë me skenarin me rikthim, 99 prej tyre kanë kaluar në skenarin C ku mësimi është duke u realizuar në platformën online. Sipas të dhënave në skenarin A janë 8 shkolla, skenarin B, 11 dhe në skenarin C, 99 shkolla”, ka deklaruar Pylla për Gazetën Infokus.

Kujtojmë që sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, kanë rezultuar 4 mijë 397 raste pozitive./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera