Fokus

Shkolla “Ismail Qemaili” dërgon nxënësit për ta promovuar kompaninë “Apetit” që u bë skandal në Shqipëri për shitjen e mishit të Brazilit si produkt i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 03 April 2024

Kompania “Apetiti” më bazë në Vushtrri,  ia nxori faqen e zezë Kosovës duke shitur në Shqipëri mish të Brazilit për mish të freskët të Kosovës, e që për këtë nisën hetimet edhe nga SPAK-u në Shqipëri.

Madje në mënyrë skandaloze kjo u bë totalisht me dijeninë e intitucioneve përgjegjëse në Kosovë, përkatësisht Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, pasi ky produkt pasi sillej në Kosovë nga Brazili shkrihej dhe paketohej sërish si produkt kosovarë.

Por krejt kjo nuk i bëri përshtypje institucioneve arsimore në Kosovë.

-Advertisement-

Një shkollë nuk hezitoi që qindra nxënës këtë të mërkurë ti dërgoj pikërisht n♪ këtë kompani.

Nëntë autobusë për plot me nxënës të shkollës fillore të mesme “Ismail Qemali” u dërguan për vizitë në kompaninë “Apetiti”, përkundër dallavereve të saj për të cilat SPAK nisi hetime.

Gazeta Infokus ka qenë tek kompania në momentin kur të mobiliziuar Shkolla fillore, “Ismail Qemaili”, ka dërguar nxënësit e saj në kompaninë për të cilën po dyshohet për shkelje të mëdhaqë po bënë me produkte të mishit.

Mësuesja e kësaj shkolle që ka qenë përgjegjëse për këtë vizitë nuk ka pranuar të flasë para kamerave mirëpo jashtë kamerave ka deklaruar se vizita është caktuar shum më herët dhe se nuk kanë qenë në dijeni për skandalin e kësaj kompanie.

Kompania kosovare “Apetit sh.p.k” bleu mish nga Brazili dhe atë e shiti në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegal me inspektorë të shtetit, konkretisht të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK).

Skandali i kësaj kompanie u publikua edhe nga mediat në Shqipëri derisa sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”.

Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka thënë se tashmë është formuar Komisioni profesional që do të gjurmojë të gjitha hyrje-daljet e biznesit për të vërtetuar dyshimet e ngritura.

Për këtë rast janë informuar edhe Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

E në lidhje me këtë është pezulluar nga puna inspektori Qenan Maxhuni, Inspektor Veterinar i AUV’së”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera