Sport

Shkoi zjarrfikësja për t’i nxjerrë, 11 lojtarë të PSG ngecën në ashensor

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 05 November 2020

Një incident i pakëndshëm u ka ndodhur lojtarëve të PSG-së ditën e djeshme.

Plot 11 lojtarë të nënkampionëve të Evropës kanë ngecur në ashensor përpara takimit kundër Leipzig të vlefshëm për Champions League.

Layvin Kurzawa, Presnel Kimpembe, Leandro Paredes, Angel Di Maria, Marquinhos, Abdou Diallo, Idrissa Gueye, Moise Kean si dhe Bandiougou Fadiga, Colin Dagba dhe Kays Ruiz-Atil janë detyruar të qëndrojnë për rreth 50 minuta në ashensor.

-Advertisement-

Lajmin e kanë konfirmuar vetë delegacioni francez për median “Le Parisien“.

Skuadra përfundoi seancën stërvitore të orës 21:00 një ditë përpara përballjes kur ndodhi ky episod, ndërsa mësohet se është dashur ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë lojtarët e PSG-së jashtë.

Ndoshta ky incident justifikon atë humbje të papritur kundër Leipzig me shifrat 2-1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera