Shkëndija sqaron opinionin
Autori: Gazeta inFokus
18:28 | 28 Shkurt 2018
Duke dashur të sqarojmë opinionin në lidhje me shkrimet e fundit në media ku në mënyrë aktive pa vullnetin tonë jemi përfshirë për një shkelje të pretenduar të rregullës “lojtari i ri”, në vazhdim ju sjellim sqarim në bazë të rregullores së Federatës së futbollit të Maqedonisë, shkruan infokusi.
Dy ditët e fundit, gjegjësisht menjëherë pas zhvillimit të ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija dhe KF Akademia Pandev e luajtur të dielën dhe në të cilën fitorja i takoi Shkëndijës, në media u publikuan një sërë shkrimesh të ndryshme, pamjaftueshëm profesionale dhe të nxjerura nga konteskti i “interpretimeve” të rregullave të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të plotësuara me ankesa nga KF Akademia Pandev dhe KF Vardar i Shkupit, në lidhje me shkeljen e pretenduar të rregullës “lojtari i ri” nga ana e KF Shkëndija. Pasi që jemi të përfshirë në mënyrë aktive pa dëshirën tonë në këtë “rast” dhe me qëllim për të shpjeguar publikut, si dhe për të ndihmuar Komisionin për Gara pranë FFM-së në marrjen e vendimit të drejtë dhe të barabartë të bazuar vetëm në rregulloret, në vazhdim sjellim qëndrimin zyrtar të KF Shkëndija:
Në minutën e 21 të ndeshjes, futbollisti ynë nën 21 vjeç që nisi ndeshjen, Enis Fazllagiç, u ndëshkua me karton të kuq dhe duhej ta lëshojë lojën.
Në bazë të nenit 20, paragrafi 3 nga Rregullorja për Ligën e Parë të futbollit të Maedonisë, citojmë: “Gjithë klubet pjesëmarrëse në Ligën e Parë pjesën e parë duhet ta nisin dhe ta përfundojnë me një lojtar nga vendi i cili nuk ka përfunduar 21 vjet”. Edhe pse duke lexuar tekstualisht këtë pikë, e njejta nuk është tërësisht e qartë, megjithatë në interpretimin e të njejtës duhet të kemi parasysh qëllimin e ligjëvënësit kur është sjellur kjo rregullore, dhe kjo është që lojtari nën 21 vjeç ta fillojë dhe ta përfundojë pjesën e parë, gjegjësisht të luajë së paku 45 minuta të ndeshjes.
Nga këndvështrimi i përgjithshëm ekzistojnë përjashtime.
Në paragrafin e ardhshëm të këtij neni të njejtë 20 shkruan: “Klubi i cili pjesën e parë do ta nisë me portierë i cili nuk ka tejkaluar moshën 21 vjeç, në rast të zëvendësimit/lëndimit nuk është i obliguar pjesën e parë ta përfundojë me futbollist të moshës nën 21 vjeç”. Këtu është shumë e qartë se nëse i riu që ka nisur ndeshjen është portier, në rast të zëvendësimit/lëndimit të tij, klubi nuk është i obliguar në vend të tij të inkuadrojë lojtar tjetër të ri nën 21 vjeç, mirëpo nëse nuk bëhet fjalë për portier, atëherë në rast të zëvendësimit/lëndimit të tij klubi nuk obligohet të inkuadrojë në lojë lojtar tjetër nën 21 vjeç i cili do ta përfundojë pjesën e parë, ose nëse nuk ka lojtar tjetër nën 21 vjeç në bankinën e rezervistave, pjesën e parë do ta përfundojë me 10 futbollistë (sepse në asnjë dispozitë nuk është shënuar se çdo klub detyrohet në bankinën e rezervave të ketë se paku edhe në lojtar nën 21 vjeç përveç atij që ka nisur ndeshjen). Në këtë mënyrë klubi rrezikon ta përfundojë pjesën e parë me 10 futbollistë në rast të lëndimit të futbollistit nën 21 vjeç, dhe në asnjë mënyrë të humbë zyrtarisht ndeshjesn për shkak se lojtari i ri është lënduar.
Përfundimi i vetëm ligjor dhe i qartë është se NËSE LOJTARI NËN 21 VJEÇ ZËVENDËSOHET OSE LËNDOHET NË PJESËN E PARË TË NDESHJES, KLUBI NUK GUXON NË VEND TË TIJ TË INKUADROJË FUTBOLLIST MË TË VJETËR SE 21 VJEÇ NË PJESËN E PARË.
Zëvendësimi të cilin KF Shkëndija e bëri në minutën e 36-të të ndeshjes aspak nuk ka të bëjë me respektimin e rregullores për “lojtarin e ri”, sepse në rast kur lojtari i ri ndëshkohet me karton të kuq, klubi nuk obligohet të inkuadrojë në lojë futbollist tjetër nën 21 vjeç nga bankina e rezervistëve, por vetëm ta përfundojë pjesën e parë dhe gjithë ndeshjen me 10 futbollistë në mesin e të cilëve nuk ka nevojë të ketë lojtar nën 21 vjeç.
Në bazë të sqarimit të lartëpërmendur, ankesat e klubeve kundërshtare janë të pabaza dhe kërkojmë nga Komisioni për Gara pranë FFM-së t’i hedhë poshtë në tërësi.
KF Shkëndija, Tetovë

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...


































