Shkëndija që po çmend maqedonët
Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 18 Shtator 2017
Shkëndija nga Tetova deklasoi Rabotniçkin në Shkup, duke shënuar një prej fitoreve më bindëse në historikun e klubit në Ligën e Parë. 6:2 ishte rezultati final, me një lojë që pati edhe po aq raste të pastërta që nuk u realizuan nga sulmi i Shkëndijës. Hasani dy herë, Todorovski, Alimi dhe Shefiti nga një herë shënuan 5 gola, ndërsa autogol shënoi Iliev.
Shkëndija përballë Rabotniçkit hyri e determinuar për të mos përsëritur gabimet e barazimit 1:1 të mërkurën në kuadër të Kupës dhe që në fillim bënë me dije se janë të interesuar vetëm për tre pikët. Në minutën e tretë rasti i parë kur Murati harkoi në zonë ndërsa Emini godet me të parën, por vetëm mbi traversë. Shkëndija vazhdoi të sulmojë dhe në minutën e 6-të pas një aksioni të saktë Ibraimi godet në portë nga pozita ideale, ndërsa me portierin e dorëzuar në vijën e portës me dorë ndal topin Duranski. Penalti për Shkëndijën dhe karton i kuq për futbollistin e Rabotniçkit. Kapiteni Hasani plasoi qetë nga pika e bardhë për epërsi 0:1. Në minutën e 10-të tjetër aksion i bukur i “kuqezinjëve” me Todorovskin që asiston për Hasanin goditja e të cilit bllokohet para portës, ndërsa të njejtin epilog pati në vazhdim edhe tentimi i Eminit.
Vendasit tentimin e parë në drejtim të portës e kishin në minutën e 22-të, kur Stjepanoviq provoi nga gjuajtja e lirë, në portë në dy kohë kontrollon topin Zahov. Tre minuta më vonë situatë e njejtë me Stjepanoviq dhe Zahov, epologu sërish i njejtë, pret portieri i Shkëndijës. Shkëndija dukej e vendosur mos përsëris gabimet e të mërkurës dhe serioziteti para portës solli golin e tretë në minutën e 34-t me autor Todorovskin, pasi asistit të Hasanit. Dy minuta më vonë pas një dueli të Muratit me Markoskin në zonë, arbitri Stojanov tregon penalti për vendasit. Markoski godet saktë për ngushtim të rezultatit në 1:3. Shkëndija pak para pushimit mundej të gjejë golin e katërt, mirëpo shpëton mrekullisht Shishkovski.
Në start të pjesës së dytë “kuqezinjtë” lëshuan disa rastë të deklasojnë kundërshtarin dhe kjo u hakmor me gol në rrjetë të Zahovit. Vetëm disa sekonda pasi Shishkovski ndali mrekullisht tentimin e Eminit, në anën tjetër Çinedu nga distanca parabolon Zahovin që kishte lëshuar portën për rezultat 2:3. Mirëpo Shkëndija kuptoi shpejtë paralajmërimin dhe në minutën e 56-të me anë të Alimit sollën golin e katërt për epërsi 2:4. Në vazhdim Ibraimi kishte tre mundësi të mira shënimi, por pa mundur të gjejë rrjetën. Mirëpo atë që se bëri Ibraimi e realizoi Hasani në minutën e 74-t kur pret saktë asistin e Çelikoviçit, duke shënuar golin e dytë personal dhe të pestin për Shkëndijën. Shtatë minuta para fundit “kuqezinjtë” sollën golin e gjashtë kur Ibraimi harkon para zonës ku i riu Shefiti saktë me kokë detyron Shishkovskin edhe një herë të nxjer topin nga rrjeta. 6:2 u tregua rezultati final i takimit që solli fitoren e katërt sezonale për Shkëndijën./Botasot/

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...


































