Sport

Shkëlqimi i Otto John në futbollin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 26 February 2020

Otto John është një nga futbollistët e huaj, të cili ia don të luaj në futbollin kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

John për tri vite luajti të Trepça ’89, ku zhvillojë 67 ndeshje dhe arriti të shënoj plotë 43 gola, duke qenë ndër shumuesit më të rrezikshëm në Kosovë gjatë viteve 2015-2018.

Sulmuesi nigerian me formën që shfaqte me ‘minatorët’ arriti që të rikthehet të Skënderbeu i Korçës, aty ku edhe e kishte filluar karrierën si futbollist profesionist.

-Advertisement-

22 vjeçari në Skënderbe nuk tregoj formë të mirë, duke shënuar kështu vetëm 5 gola.

Por, John është kthyer përsëri në futbollin kosovar, aty ku përsëri po shfaqe formë të jashtëzakonshme.

Ai u rikthye në Kosovë, por kësaj herë u transferua të skuadra e Prishtinës.

Me bardhekaltërit sulmuesi nga Nigeria ka zhvilluar 3 ndeshje deri me tani në stinorin pranveror dhe ka realizuar plotë 4 gola.

John shënoi në debutim me kryeqytetasit dy gola, në duelin që Prishtina e fitoj ndaj Vushtrrisë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënoj edhe dy gola tjerë në dy takimet e para të stinorin pranveror në Superligë.

John shënoi përsëri ndaj Vushtrrisë, por tani në kampionat dhe arriti të realizoj edhe në ndeshjen e fundit ndaj Drenicës.

Më formën që ka shfaqur në këto ndeshjet e para me fanellën e Prishtinës, John pritet te jetë në garë për Këpucën e Artë në Kosovë./Gazeta inFokus/

Fotografia e FC Prishtina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera