Sport

Shkëlqeu mbrëmë ndaj Frankfurtit, trajneri i Werderit vjen me fjalë të mëdha për Rashicën

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 27 February 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mbrëmë arriti të bënte paraqitjen e tij me të mirë të këtij sezoni, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e mbrëmshëm mes Werder Bremenit dhe Frankfurtit, Rashica u inkuadura në fushë nga minuta e parë duke dhuruar kështu një asisitim.

Pas ndeshjes trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt, ka vlerësuar lart paraqitjen e futbollisti vushtrrias.

-Advertisement-

“Në fakt dua të flas për një lojtar tjetër. Ai që ka qenë i jashtëzakonshëm ishte Milot Rashica. E heq kapelën, Milot! Ka qenë me të vërtetë ndeshje e mirë”, ka thënë Kohfeldt.

Kujtojmë që Rashica nuk arriti të paraqitej një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera