Shkelja e parimeve të shtetit të së drejtës, BE “ngrin” 22 miliard euro fonde për Hungarinë

Autori: Gazeta inFokus
17:59 | 25 December 2022
Në mosmarrëveshjen për respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, përballë Hungarisë, Komisioni Evropian i merr gjërat seriozisht. Komisioni njoftoi ngrirjen e përkohshme të të gjitha fondeve të kohezionit që Hungaria do të marrë në vitet e ardhshme.
Fjala është për gjithsej 22 miliardë euro. Qëllimi i këtij fondi është të promovojë harmonizimin e kushteve të jetesës në shtetet anëtare të BE-së. Fondet ishte planifikuar fillimisht t’i jepeshin Hungarisë midis viteve 2023 dhe 2027.
Mungesë e lirisë për drejtësinë dhe diskriminim
Komisioni Evropian ka denoncuar prej vitesh shkeljet e parimeve të shtetit të së drejtës nga Hungaria, veçanërisht në lidhje me pavarësinë e drejtësisë, lirinë e shkencës dhe të drejtën e azilit. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili ndalon ekspozimin e homoseksualitetit dhe transeksualitetit, gjithashtu nuk është në përputhje me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore. Siç ka theksuar Komisionerja kompetente Evropiane Elisa Ferreira, ndihma financiare nga Fondi i Kohezionit mund të ketë efekt vetëm “nëse korniza institucionale dhe ligjore është adekuate dhe nëse zbatohet në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE-së”.
Eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund foli për një “sensacion”. Përballë kursit autoritar të qeverisë hungareze nën Viktor Orbanin si dhe shkeljeve sistematike të të drejtave themelore, shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike, është absolutisht e drejtë të bllokohen paratë evropiane në një masë të tillë, tha ai.
Fondet e para të ngrira në mes të dhjetorit
Një javë e gjysmë më parë, shumica e vendeve anëtare të BE-së kishin votuar për ngrirjen e një pjese të fondeve të kohezionit – vendet kishin rënë dakord për një shumë prej 6.3 miliardë eurosh. Gjermania kishte votuar gjithashtu pro ngrirjes së pagesave.
Kësaj i shtohen edhe 5.8 miliardë euro që do t’i paguheshin Hungarisë nga fondi i BE-së për rindërtimin e Corona-s dhe të cilat gjithashtu janë ngrirë.
Për të qenë ende në gjendje të marrë fonde evropiane, Hungaria duhet të përmbushë tani një katalog të kërkesave të vendosura nga Komisioni Evropian. Ky plan përfshin 27 pika. Komisioneri Evropian për Çështjet Sociale Nicolas Schmit nënvizoi gatishmërinë e BE-së për të “punuar ngushtë” me Hungarinë për të “siguruar që hungarezët të përfitojnë nga kjo ndihmë e rëndësishme e BE-së, duke respektuar plotësisht Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së”.
Qeveria hungareze ka nevojë për mbështetje financiare nga BE: inflacioni aktualisht është në 26 përqind. Për më tepër, Hungaria duhet të përballet me një borxh publik në rritje dhe një monedhë kombëtare gjithnjë e më të dobët./DW

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...