Shkelet rregullorja, konkursi i RTK-së në kundërshtim me nenin që përjashton nga pozitat e larta kandidatët nën hetime penale
Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 05 September 2026
Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka hapur konkurs për katër pozita të larta drejtuese, por shpallja ngre pikëpyetje serioze për respektimin e rregulloreve të brendshme të këtij institucioni.
Bëhet fjalë për dy pozita të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, një pozitë të drejtorit të Televizionit dhe një pozitë të drejtorit të Radios, për të cilat konkursi është mbyllur më 2 shtator 2026.
Megjithatë, krahasimi i kushteve të përcaktuara në konkurs me Rregulloren për rregullimin e Procedurave të Konkursit në RTK ngre një çështje thelbësore: një nga kriteret e përcaktuara shprehimisht në këtë rregullore nuk është përfshirë në shpalljen e konkursit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në pikën 1.4 të nenit 7 të Rregullores parashihet që, në kuadër të dokumentacionit dhe kushteve të përgjithshme për aplikim për menaxhmentin e lartë të RTK-së dhe Kryeredaktorët, kandidatatët duhet të dëshmojë se ndaj tyre nuk janë duke u zhvilluar hetime penale në kohën e aplikimit.
Por, në konkursin aktual për katër pozitat e larta drejtuese në RTK, ky kriter nuk figuron.

Konkursi i fundit i RTK-së kërkonte vetëm dëshminë se kandidati nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë, por nuk lypej edhe dëshmia se ndaj tij nuk janë duke u zhvilluar hetime penale, siç e parasheh rregullorja nr. 0022/24 e miratuar më 25 prill 2024 nga Bordi i RTK-së i asaj kohe.
Vet Bordi i RTK-së në konkursin e shpallur më 18 gusht 2026 thekson se “Procedurat, kriteret dhe mënyra e zhvillimit të procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të zëvendësdrejtorëve të Përgjithshëm të RTK-së, drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe RTK1, 3 dhe 4 si dhe drejtorit të RTK Radios, përfshirë shqyrtimin e dokumentacionit/aplikacioneve, procedurën e intervistimit, vlerësimin me pikë, votimin nga Bordi i RTK-së dhe nxjerrja e vendimeve përfundimtare, janë të përcaktuara në Rregulloren Nr. 0022/24…“.

Gazeta online Reporteri.net ka kërkuar nga menaxhmenti i RTK-së dhe bordi i saj aktual, përgjigje nëse kjo rregullore ka pësuar ndonjë ndryshim kohëve të fundit, para se të shpallej konkursi, por të njëjtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.
Nëse dispozita e nenit 7 të rregullores është ende në fuqi, krijon një mospërputhje të drejtpërdrejtë mes dokumentit mbi bazën e të cilit duhet të zhvillohet procedura e rekrutimit dhe rregullores së brendshme që përcakton procedurat dhe kriteret e konkursit që përjashton nga pozitat e larta kandidatët nën hetime penale.

Menaxhmenti i RTK, sikurse edhe Bordi i saj, deri të premten nuk kanë sqaruar as pse në konkursin e fundit për pozitat e larta drejtuese të televizionit publik, kandidatëve nuk iu është kërkuar dëshmia se në kohen e aplikimit nuk kanë qenë në hetime penale, siç parasheh rregullorja për Rregullimin e Procedurave të Konkursit. Sikurse nuk kanë treguar as nëse heqja e këtij kriteri nga konkursi ka për qëllim “kurdisjen” e pozitave për kandidatë të paracaktuar të cilët mund të jenë nën ndonjë hetim penal.
Në krye të RTK-së aktualisht është Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme, e cila më herët ka udhëhequr edhe Zyrën Ligjore të RTK-së. Ajo është gruaja e aktorit Fatmir Spahiu, dy herë të nominuarit vjet për Ministër të Kulturës, nga mandatarët për formimin e Qeverisë, Albin Kurti e Glauk Konjufca.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...




































