Lajme

Shkatrrohet fabrika më e madhe e çelikut në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 20 March 2022

Pas raporteve të mëparshme për shpërthime në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, e njohur si fabrika Azovstal, ligjvënësit ukrainas tani thonë se ajo u “shkatërrua” nga granatimet ruse.

Drejtori i përgjithshëm i Azovstol tha në Telegram se fabrika u godit, por nuk specifikoi shkallën e dëmit.

Ai tha se punëtorët e fabrikës kishin marrë masa sigurie që nga fillimi i luftës në mënyrë që ajo të mos përbënte një rrezik më të gjerë për banorët.

-Advertisement-

Fabrika e çelikut ka qenë një aset kyç në Mariupol, në Detin Asov, të cilin Moska po lufton prej dy javësh për ta marrë.

Është një qytet i vogël, por strategjik për Rusinë, kështu që mund të ketë një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimesë, gadishullin që Rusia pushtoi dhe aneksoi në 2014.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera