Shkarkuan tonelata me lëkura portokalli në tokën e shkretuar, 16 vite më vonë ndodh e pabesueshmja
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 14 November 2017
Nëse nevojshmëria industriale dhe ambientale do të bashkëpunonte me sinergjinë, rezultati do të ishte i pabesueshëm.
Një eksperiment i nisur në vitin 1997, me një hark kohor prej 20 vitesh dha rezultate të papritura.
Zbuluesit e Princeton, Daniel Janzen dhe Winnie Hallwachs u paraqitën në zyrat e kompanisë Del Oro, prodhuese e sukove të portokallit me qendër në Kosta Rika.
Propozimi i tyre ishte shumë joshës: Nëse Del Oro kishte rënë dakord të hiqte dorë nga Zona e Guanacastës, disa nga tokat e saj ngjitur me të, me qëllim që aty të mund të shkarkoheshin tonelata mbetje portokalli në këto kullota pa qenë nevoja që të paguante kostot e asgjësimit.
Duke patur parasysh koston e stërmadhe të procesit të asgjësimit të mbetjeve, kompania dakordësoi menjëherë dhe 1.000 kamionë u nisën pa hezitim në drejtim të atyre kullotave të harruara nga njeriu e natyra, raporton Konica.
Efekti në përbërjen e tokës ishte praktikisht i menjëhershëm.
Pas vetëm gjashtë muajsh, lëkura e portokallit ishte shndërruar në një shtresë kompakte argjilore balte. Prania e tyre gjithashtu kishte riaktivizuar faunën lokale, pasi dekompozimi kishte tërhequr dhe kishte bërë që insektet të shumohen.
Eksperimenti për fat të keq pati një jetë të shkurtër, pasi një kompani tjetër që vepronte në të njëjtin sektor e detyroi kompaninë Del Oro të pranonte se kishte kontaminuar një park natyror. Gjykata Supreme e Kosta Rikës e quajti shkakun e kontaminimit të bazuar në arsye dhe eksperimenti u ndërpre me ligj e u harrua për 15-20 vitet e ardhshme, derisa në vitin 2013 ekologjisti Timothy Treuer vendosi të shkonte në atë zonë për të vlerësuar kushtet.
Vështirësia e tij më e madhe ishte gjetja e zonës së saktë ku u hidhnin lëkurat e portokallit, gjë e cila i mori dy ekspedita në territor. Territori ishte transformuar plotësisht dhe toka pjellore ishte shndërruar në një pyll të begatë.
Për të kuptuar shkallën e ndryshimit, mjafton të mendosh se u deshën vite për të rigjetur tabelën prej druri që kishte qenë vendosur në mes të hendekut, tanimë i rrethuar me pemë dhe i mbuluar me bimësi.
Duke krahasuar atë xhungël me atë në zonën fqinje, të pa trajtuar me mbetje të portokalleve, Treuer jo vetëm që vuri re rritje më të madhe të pemëve, por gjithashtu një larmi më të shumë herë më të madhe speciesh të pranishme.
Se si lëvozhgat e portokallit janë në gjendje të bëjnë këtë mrekulli është ende duke u studiuar. Sipas ekspertëve, ata kanë pasur funksionin e dyfishtë të sterilizimit të tokës me aciditetin e tyre duke eliminuar barërat e këqija dhe rigjenerimin e tokës së varfër.
Eksperimenti natyrisht ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, pasi çdo ditë kemi paradoksin e mos-shfrytëzimit të mbetjeve organike duke i asgjësuar të cilat janë të pasura me ushqyes, ndërsa zona të mëdha të tokës janë të varfra pikërisht për shkak të shfrytëzimit dhe mungesës së ushqyesve.
Natyrisht, kompanitë nuk mund dhe nuk duhet të shkarkojnë mbeturina në tokë pa kontroll, por pse të mos mendojmë për fillimin e projekteve si ky në pjesë të tjera të veçanta?
Çdo gjë do të ishte e dobishme: kompanitë do të kursenin shpenzimet, parqet natyrore ose kullotat e braktisura do të rigjeneroheshin dhe do të zgjeroheshin, dhe Toka jonë e dobët mund të rimëkëmbë një pjesë të vogël të burimeve të çmuara jetike që ia marrim çdo ditë.
Të tjera
-
Bedri Hamza fton qytetarët të bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së në sallën “1 Tetori”
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ...
-
Besnik Tahiri me numrin dhjetë në listën e AAK-së, synon që të vazhdoj kontributin në Kuvendin e Kosovës
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit bartë numr...
-
Ferat Shala: Besoj se duke punuar së bashku, mund ta bëjmë Kosovën më të mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
“Falë besimit tuaj, kam gjetur forcën për t’u rikthyer” Ganimete Musliu kujton operacionin e rëndë të cilin e kaloi në fillim të vitit të kaluar
Ganimete Musliu është një prej kandidateve kryesore për deputete të Partisë D...
-
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Ky është Arban Sihari nga Prizreni, i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar, për cilin nisën kërkimet në lumin “Drini i Bardhë”
Që nga 24 dhjetori i vitit të kaluar, familja Hisari nga Prizreni ka humbur t...
-
Policia dhe FSK nisin kërkimet për gjetjen e një 26 vjeçari në Prizren, që u raportua i zhdukur që nga dhjetori i vitit 2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet p...
-
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj në gjendje të tmerrshme pas rreshjeve të borës
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të ...
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...