Shiu i pranverës mund t’iu shkaktojë vonesa bujqve

Autori: Gazeta inFokus
11:46 | 08 May 2023
Moti me shi solli lajme të mira për shumë qytetarë me faktin se mbushi rezervuarët e ujit të pijshëm, dhe ua hoqi gajlen atyre se do të mbesin pa ujë gjatë verës.
Por, janë bujqit ata të cilët mund të mos e mirëpresin parashikimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës se do të ketë të reshura edhe gjatë javës së dytë të muajit maj.
Zakonisht misri mbillet në mes të prillit, por duke e pasur parasysh motin e lagësht, disa bujq mund të kenë vendosur që atë ta shtyjnë për ndonjë ditë më të mirë. Tani që edhe maji po merr me shi, ata mund të jenë vonuar në procesin e mbjelljes.
Klankosova.tv e ka kontaktuar kryetarin e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahirin, për ta pyetur nëse ky mot mund të paraqesë probleme në sektorin e bujqësisë dhe përgjigjja e tij është se të reshurat e mëdha të shiut mund të paraqesin pengesa në përfundimin e mbjelljeve pranverore.

“Vështirësi kanë një numër i madh i bujqve sepse këto të reshurat kanë bërë që ende të ketë lagështi të tepruar që nuk po ua mundëson bujqve që të bëjnë përgatitjet për mbjellje”.
“Nëse vazhdon të ketë ende të reshura, pengesa kryesore ka me qenë për përfundimin e mbjelljeve pranverore – sidomos të misrit dhe perimeve”.
Sipas tij, së shpejti vjen koha kur duhet të fillohet me kultivimin e perimeve në fushë të hapur dhe nëse ka të reshura të vrullshme të shiut, atëherë kjo do t’ua pamundësojë kultivimin bujqve.
“Përndryshe, nëse ka të reshura normale, kjo nuk do të paraqet pengesa. Mirëpo, të reshurat e deritanishme, kanë shkaktuar vonesa në mbjelljen e patateve dhe misrit”.
I pyetur rreth anëve pozitive të këtij moti, ai ka thënë se gruri ka pasur lagështi të mjaftueshme dhe se deri më tani është në gjendje shumë të mirë.
“Sa i përket liqeneve akumuluese, po ajo është pozitive. Edhe për grurin ka ndikuar pozitivisht sepse gruri ka pasur lagështi të mjaftueshme dhe deri më tani është në gjendje shumë të mirë. Kuptohet ata që i kanë aplikuar masat e duhura”.
Kujtojmë se prilli kaloi me të reshura të bollshme shiu dhe sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, duket se njësoj do të kalojnë edhe dy javët e para të muajit të pestë të këtij viti.

Të tjera
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...
-
Sụlmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtari policor në Fushë Kosovë. ...