Auto&Tech

Shitjet e FIAT për herë të parë në Itali bien nën 15%

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 14 February 2019

Shitja e makinave të reja në Itali shënoi një rënie prej 7.8% në janar, dhe marka FIAT është në një rekord të ulët të tregut në këtë vend.

Në janar të vitit 2019, italianët blenë 165,536 makina të reja dhe FIAT-i vendas shiti 24,445 automjete.

Sidoqoftë, në fillim të këtij viti FIAT shënoi një rënie të madhe në shitjet në Itali me 28.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 kur u dorëzuan 34.313 makina, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Si rezultat, pjesa e tregut e këtij prodhuesi ra për herë të parë nën 15%, pasi ajo ishte 14.8% në janar. Marka e dytë më e famshme në Itali në janar ishte Volkswagen (14.865 makina, një pjesë tregu prej 9.0%), dhe Peugeot në vendin e tretë me 11.346 vetura ose 6.9%.

Në vendin e katërt është Ford dhe Opel në vendin e pestë. Shitja e makinave të reja në Itali në vitet e fundit është stabilizuar në rreth 1.8-1.9 milion në vit, pas rënies në gjysmën e këtij dekade, kur 1.3-1.5 milion makina të reja janë shitur.

Megjithatë, ajo është ende larg rekordit prej 2.4 milionë, aq sa në Itali shiteshin çdo vit para një dekade.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera