Shishtavec-Krushevë, pikë e re kufitare që lehtëson jetën e qytetarëve në mes Shqipërisë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 16 April 2022
Shishtavec-Krushevë, pika e re e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës e cila u hap pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar me dy qeverive shqiptare.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike kufitare u paralajmruarn marrëveshje të tjera në mes dy vendeve tona, derisa u tha se kjo pikë kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve nga të dyja anët por gjithashtu do të shërbej edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi ka thënë se me hapjen e kësaj pike kufitare po krijojnë ura sa më të komunikueshme midis vendeve tona dhe të bërë jetën e qytetarëve tona sa më të lehtë.
“Besoj se të gjithë përfitimet që do të pësojnë të dy komunitetet në dy anët që në fakt kanë një lidhje historike shumë më të largët se sa historia jonë e afërt, ne nuk bëjmë asgjë tjetër veç se i kthejmë ata në historinë e tyre, në traditat e tyre dhe ky është qëllimi parësorë si kundër pastaj edhe qëllimet e tjera që lidhen me krijimin e kanaleve të lëvizshmërisë qoftë të njerëzve qoftë të mallrave, të turizmit. Të dy anët e kufirit janë zona me potenciale të jashtëzakonshme të turizmi….. në agjendën e përbashkët të filluar me nënshkrimin e tri marrëveshjeve, por që nuk do të ndalojë te këto tri marrëveshje, ky është një nga hapat e rëndësishëm të këtyre tri marrëveshjeve”, tha ai duke shtuar se shumë shpejt do të heqin edhe regjimet tjera të lëvizjes së qytetarëve tonë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se hapja e kësaj pike është dëshmi e vullnetit të të dy qeverive që të tejkalohen të gjitha vështirësitë dhe jetën e qytetarëve ta bëjnë sa më të lehtë.
“Forcimi i raporteve tona nuk do të ndalet këtu. Kjo është realizimi i marrëveshjes së dytë nga tri të cilat dy ministritë tona, dy qeveritë tona i kanë nënshkruar por do të ketë edhe marrëveshje tjera. Shumë punë duhet të bëjmë që bashkëpunimi ynë të jetë sa më i afërt, sa më dinamik e që qytetarin e zakonshëm të jetë sa më i padukshëm që ne realisht ta përmbushim misionin tonë të parë, të jemi në shërbim të tyre”, tha ai.
Sipas ministrit Sveçla, kjo pikë kufitare do të jetë e hapur 24 orë dhe shtatë ditë në javë që do t’i shërbejë qytetarëve tonë dhe shtetasve të vendeve të treta.
Ai shtoi se kjo zonë është me shumë gjasa për t’u zhvilluar dhe duhet t’i ndihmuar, pasi është zonë që mund të ketë edhe zhvillim të hovshëm të turizmit.
Të tjera
-
Dyshohet se abuzoi se *sualisht në vazhdimësi me vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marr...
-
Qeveria ndan 300 mijë euro për komunitete, Murati akuzon BE-në për ngecje të projektit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Bashkimin Evropian se për sh...
-
Morën mijëra euro nga buxheti pa kryer asnjë punë, pas katër vitesh qeveria Kurti shpërbënë ndërmarrjen NKEC
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim që ta shpë...
-
Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sülm ndaj zyrtarit të KQZ-së
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar Nismën për lidhjen...
-
Haradinaj kujton të rënët e 21 majit 1998
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të...
-
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Ame...
-
Daçiq: Perëndimi po ushtron presion mbi vendet që mund të mbështesin rezolutën për Srebrenicën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Perëndimi po ushtron s...
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...
-
Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur...
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vodhi para në Graçanicë e Uglarë
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së p...