Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 29 October 2026
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleancës.
Presidentja Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Ajo ka theksuar se prania e KFOR-it vazhdon të jetë e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.
Gjatë takimit, presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e bashkëpunimit me aleatët.
Ajo ka nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës.
Shiroka-Pula ka theksuar gjithashtu se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

T� tjera
-
“Shteti pa uniforma për kadetët” – Reagon Kabashi – Ramaj: Është banale dhe tragjike sepse tregon që MPB-ja ka probleme serioze
Ceremonia e gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës e cila ësh...
-
Pas Kurtit, Dejona Mihali arrin në Kuvendin e Kosovës
Kordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka arritur...
-
Kurti emëron një zëvëndësministër të ri
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Emil Maksuti...
-
Rasti i Arlindës, pritet të suspendohet edhe drejtori i Policisë Rajonale në Pejë
11 zyrtarë policorë pritet të suspendohen për rastin e Arlinda Zekajt, mes ty...
-
Kurti arrin në Kuvend, nuk përgjigjet për dorëheqjet
As kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur ndaj kërkesave për dorëheqje...
-
Pritet të suspendohen 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt në Pejë
Njëmbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës pritet të suspendohen nga detyra,...
-
KPK jep detaje për suspendimin e kryeprokurores së Pejës dhe prokurores së rastit të Arlinda Zekajt
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të suspendoj Kryeprokuroren ...
-
Gërvalla për Byronë: Bash askush s’qëndron mbi ligjin, pasuria e pajustifikueshme s’do ketë strehë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dh...
-
Rasti i Arlindës, Gërvalla shprehet e gatshme të japë përgjigje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është shprehur e gatshme të japë për...
-
Vra*sja e Arlinda Zekajt, themelohet Komisioni Hetimor
Kuvendi i Kosovës me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka themelua...
-
Delegacioni i Komisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Qeveri, Kurti iu flet për “përparim demokratik”
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Pol...
-
Valbona Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ...

































