Lajme

Shifra të frikshme: Ky është numri i fëmijëve të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 08 March 2022

Që nga fillimi i sulmimit të frocave ruse në Ukrainë, 41 fëmijë kanë vdekur dhe 76 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve.

“Deri në orën 12:00, 8 mars, 41 fëmijë kanë vdekur dhe 76 të tjerë janë lënduar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës”, thuhet në postimin në Telegram të Komisioneres së Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Liudmila Denisova, raporton Ukrinform, përcjell lajmi.net.

Në qytetin Derhachi, rajoni Kharkiv, gjatë bombardimeve, ushtria ruse goditi shkolla dhe zonat e banuara të qytetit. Të paktën tre persona u vranë dhe 15 u plagosën, mes tyre një fëmijë 4-vjeçar.

-Advertisement-

Mëngjesin e sotëm u bë e ditur për katër civilë të tjerë të plagosur në rajonin e Donetskut, mes tyre edhe një djalë 14-vjeçar.

“Edhe një herë, pushtuesit qëlluan mbi popullsinë civile të Mykolayiv. Këtë herë, pushtuesit sulmuan me artileri zonën e banimit Balabanivka në pjesën jugore të qytetit: 60 shtëpi u dëmtuan”, tha Denisova.

Ditët e fundit, forcat ruse sulmuan rreth 30 shkolla të mesme, 27 kopshte, 5 institucione të arsimit të lartë dhe jetimore në Kharkiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera