Shfrytëzonte punëtorët si skllevër, Liverpooli refuzon hotelin
Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 04 November 2019
Liverpooli ka refuzuar akomodimin në një hotel luksoz në Doha, Katar, pasi zbuloi një seri çështjesh të të drejtave të njeriut që njollosin imazhin e ndërtesës me pesë yje.
“The Reds” do të udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme në muajin dhjetor për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve me statusin e kampionëve në fuqi të Europës.
Klubit të njohur anglez iu ofrua “Marsa Malaz Kempinski”, një hotel me pesë yje në ishullin artificial të Pearl-Katar, por e ka hedhur poshtë propozimin për shkak të së kaluarës së tij të errët.
Në tetor 2018, një hetim nga “The Guardian” zbuloi se punëtorët emigrantë të punësuar nga hoteli “Marsa Malaz Kempinski” kishin paga qesharake, poshtë minimumit jetik, çka përbën shkelje të ligjeve të punës.
Rojet e sigurisë po punonin me turne 12-orëshe dhe në temperatura përvëluese prej 45 gradë celsius për më pak se 8 paundë në ditë.
Mësohet se drejtuesit e Liverpooli kanë informuar FIFA-n dhe autoritetet e Katarit për vendimin e tyre, pasi kanë vendosur të akomodohen në një hotel tjetër, emri i të cilit nuk shkakton shqetësime të tilla.
Kjo lëvizje e Liverpoolit për të gjetur akomodim alternativ, pritet të pasohet nga të tjera reagime në lidhje me abuzimin ndaj punëtorëve emigrantë.
Sektori i turizmit dhe jo vetëm ka dalë jashtë kontrollit të autoriteteve në Katar, me shumë hotele që drejtohen nga korporatat globale, siç është edhe Kempinski.
Vendi aziatik është ende në mes të përgatitjeve për të pritur Kupën e Botës 2022. Gjatë viteve të fundit janë shtuar akuzat për shfrytëzimin deri në skllavëri të punëtorëve për ndërtimin e stadiumeve për këtë turne madhor.
Të tjera
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...