Lajme

Sherr për muzikën e lartë, fqinji ia dëmton pajisjen e zërimit në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 30 September 2026

Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve ka përfunduar me dëmtimin e një pajisjeje të zërimit në Mitrovicën e Veriut.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00, në rrugën “Ganimete Terbeshi”, ku një qytetar ka raportuar në Polici se fqinji i tij, pas një mosmarrëveshjeje, i kishte dëmtuar me një gyp uji pajisjen e zërimit, të cilën e kishte të vendosur në oborr.

Sipas raportimit, dëmi material dyshohet se është shkaktuar pas një konflikti që lidhej me muzikën e lëshuar me zë të lartë.

-Advertisement-

Të dyja palët janë intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa në konsultim me prokurorin, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Rr. Ganimete Terbeshi, Mitrovicë Veri / 29.09.2026 – 09:00. Viktima m/k ka raportuar se fqiu i tij, i dyshuari m/k, pas një mosmarveshje, me një gyp të ujit ia kishte dëmtuar një pajisje të zërimit të cilën viktima e kishte pasur të vendosur në oborrin e tij dhe i kishte shkaktuar dëm material. Shkak që kishte ardhë deri te rasti dyshohet se viktima kishte lëshuar muzikë me ton të lartë. Palët janë intervistuar, në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedur të rregullt.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy