Sport

Sherr Me Trajnerin Në Katar, Portieri I Jep Lamtumirën Skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 23 December 2022

Andre Onana e mbylli në mënyrë të shëmtuar aventurën e tij në Botërorin e Katarit me kombëtaren e Kamerunit teksa u bë protagonist i një sherri me trajnerin Rigobert Song. Prej kësaj, gardiani i Inter u largua para kohe nga Katari, ndërsa tashmë njofton edhe lamtumirën nga kombëtarja.

“Mbaj mend se si i kemi jetuar ndeshjet me gjithë familjen, vetëm kamerunasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë për një lojtar të jetë në gjendje të përfaqësojë kombëtaren tonë. Pikërisht atëherë fillova të ëndërroja që një ditë të vishja fanellën e kombëtares.

Ndaj pas orëve të pafundme pune, udhëtimeve të pafundme dhe shumë këmbëngulje, me krenari mund të them se e kam arritur ëndrrën time të madhe. Megjithatë, çdo histori, sado e mirë, ka një fund. Dhe historia ime brenda ekipit kombëtar të Kamerunit ka marrë fund. Lojtarët vijnë e shkojnë, emrat janë kalimtarë, por Kameruni kalon para çdo personi apo lojtari. Kameruni është i përjetshëm.

-Advertisement-

Sa e përjetshme është dashuria ime për kombëtaren dhe për njerëzit tanë që na kanë mbështetur gjithmonë, sado i vështirë të ishte momenti. Ndjenja ime nuk do të ndryshojë kurrë, zemra ime kamerunase do të vazhdojë të rrahë kudo që të shkoj, gjithmonë do të luftoj për ta çuar vendin tim sa më lart.

Tani e tutje, unë do të vazhdoj, siç bëjnë më shumë se 27 milionë kamerunas në çdo ndeshje, të ndjek dhe mbështes ekipin tonë nga jashtë. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse falënderoj të gjithë ata që më besuan dhe besuan në kontributin që mund të sjell në këtë ekip. Kombi përpara çdo gjëje dhe përgjithmonë”.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy