Lajme

Sherifi: Kurti e Osmani u dorëzuan para bandave kriminale në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 10 December 2022

Billall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka reguar pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri. Ai ka shkruar se zgjedhjet u shtyen pas dhunës së bandave kriminale në veri.

E ndërsa sipas Sherifit presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti u dorëzuan para bandave kriminale të udhëhequra nga Vuçiqi.

“Osmani-Kurti deklaruan që kurrë nuk do të zprapsen para bandave kriminale që veprojnë në veri të vendit, madje u zotuan se këto banda i kanë ditët e numëruara. Në fund pranuan shtyrjen e zgjedhjeve që është rezultat i drejtpërdrejt i akteteve të dhunës së po këtyre bandave kriminale që udhëhiqen personalisht nga Vuçiqi. Kosova ka nevojë për udhëheqës që jo fjalët por veprat i kanë të mëdha!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera