Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel del me njoftim të rëndësishëm për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 13 December 2021
Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel ka bërë të ditur sot se qytetarët e Kosovës në Belgjikë dhe Luksemburg të cilët do të kërkojnë shërbime nga shërbimi konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, do të duhen të paraqesin dëshmi vaksinimi ose test PCR/antigjen negativ jo më të vjetër se 24 orë.
Sipas këtij Shërbimi, vetëm personat të cilët kërkojnë shërbime do të lejohen të hyjnë brenda në shërbim konsullor, ndërsa shoqëruesit janë të detyruar të presin jashtë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM!,
Të dashur bashkëatdhetarë,
Duke u bazuar në vendimin datës 30.12.2021 të Qeverisë për masat e reja anti-Covid, qytetarët e Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës dhe Luksemburgut që sipas seksionit I, pika 52 dhe 53 (shih më poshtë) ku përcaktohet puna me palë, të gjitha palët që do kërkojnë shërbime nga shërbimi konsullor në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Bruksel, do të duhen të paraqesin dëshmi vaksinimi ose test pcr/antigjen negativ jo më të vjetër se 24 orë. Gjithashtu, vetëm personat të cilët kërkojnë shërbime do të lejohen të hyjnë brenda në sherbim konsullor, ndërsa shoqëruesit janë të detyruar të presin jashtë (përveç në rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm: personat me nevoja të veçanta fizike dhe personat nën 18 vjeç).
I. [Puna me palë]
1. Në institucionet publike/private apo biznese, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3 (Shënim: dëshmi e vaksinimit të plotë ose test pcr/antigjen negativ), në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3.
2. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.

T� tjera
-
Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të...
-
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, pas kritikave nga ndërkombëtarët
Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e S...
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...
-
Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedura...
-
Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX
Jakup Krasniqi ka qëndruar edhe sot në Kosovë, ku ka vizituar familjen e tij ...
-
Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona
Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të l...
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...
-
Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen
eputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në emër të Grupit ...
-
Buxheti 2027, Abdixhiku: Jemi të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar proj...
-
Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës për situatën me en...
-
Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 20...
-
21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë për 83 kilogramët e heroinës – tre të dënuar, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 21 vjet burgim tre perso...


































