Shenjat që tregojnë se jeni mbipeshë dhe kujdesi që duhet të tregoni
Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 29 November 2021
Me gjithë informacionet dhe këshillat që mjekët dhe dietologët japin çdo ditë mbipesha është ende një problem serioz. Miliona persona në botë janë të prekur nga obeziteti apo mbipesha dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 340,000 shqiptarë vuajnë nga obeziteti.
Kjo shifër mbulon 17,6% të popullsisë dhe ka ardhur duke u rritur ndër vite, megjithëse fushatat ndërgjegjësuese janë të shumta. Pesha është një raport individual me trupin tek çdo njeri, ndaj edhe vlerësimi i saj duhet të bëhet individualisht. Një studim i bërë në Britani në vitin 2012 tregoi se vetëm 10% ose më pak e personave mbipeshë ishin të ndërgjegjëshëm për këtë. Nisur nga kjo, ju tregojmë se si të kuptoni më mirë shenjat që trupi po jep në lidhje me mbipeshën.
Gerhitja
Nëse personat afër jush ankohen gjithnjë për gërhitjen e vazhdueshme gjatë natës atëhere kjo është një shenjë paralajmëruese e problemit. Mjekët thonë se në shumë raste gerhitja mund të provokohet nga mbipesha pasi trupi ka aftësi të akumulojë dhjam rreth qafës. Në këtë mënyrë rrugët e frymëmarrjes ngushtohen duke shkaktuar mungesë të saj herë pas here. Kjo gjë provokon edhe gërhitjen e vazhdueshme.
Djegiet në krahahror
Ndryshimet e shpeshta të peshës, sidomos shtimi i kilogramëve çon në zhvillimin e sëmundjeve si acidi refluks. Më shumë se një e treta e personave obezë apo atyre mbipeshë vuajnë nga sëmundje të stomakut si gatriti apo ulçera. Simptoma të tjera janë shije të hidhura në gojë, marrje mendësh apo dhimbje të zonës së barkut.
Dhimbja e kockave
Obeziteti dhe mbipesha në shumë raste çojnë në sëmundje degjeneruese siç është osteoartriti që është edhe lloji më i përhapur i artriti. Dhimbja e kyçeve të këmbëve apo gjunjëve vjen si pasojë e peshës së madhe që trupit i duhet të mbajë. Ky presion i vazhdueshëm mund të çojë në dhimbje mesi, këmbësh, kyçesh dhe kriza të cilat e bëjnë lëvizjen normale të vështirë.
Lodhja e vazhdueshme
Pesha e shtuar ushtron vazhdimisht presion mbi gjymtyrët tuaja , por edhe brenda në organe. Ndaj nëse ndjeni vështrësi në frymëmarrje kur lidhni këpucët, pastroni shtëpinë apo kur kryeni aktivitete të përditëshme keni probleme të mbipeshës. Sipas ekspertëve personat që shtojnë shumë kilogramë gjatë jetës së tyre kanë më shumë shance të zhvillojnë edhe sëmundje azmatike. Kjo e bën të vështirë frymëmarrjen dhe kryerjen e proçeseve të përditëshme.
Si ta kontrolloni
Një nga mënyrat më të mira është të peshoheni në një farmaci, apo të masni vetë diametrin e belit tuaj.
Mesatarisht sipas mjekëve beli tek femrat nuk duhet të jetë më shumë se 88 cm.
Ndërsa tek meshkujt rekomandohet jo më shumë se 101 cm.
Nëse shikoni që metri juaj tregon shifra mbi ato të lart përmendurat atëhere ju vuani nga mbipesha.
Masat që mund të merrni fillojnë drejtpërdrejtë nga dieta juaj e përditëshme dhe aktiviteti fizik.
Kujdesuni të qëndroni sa më larg brumërave apo ushqimeve shumë kalorike si sheqeri dhe konsumoni më shumë perime.
Gjithashtu sigurohuni të bëni sa më shumë aktivitet fizik apo ecje të gjata në natyrë.
Kërcënimet për shëndetin
Mbipesha është një gjendje që mund të zhvillojë një sërë sëmundjesh të rrezikshme për organizmin. Kilogramët e tepërt mund të çojnë në sëmundje si diabeti, obeziteti, problemet me zemrës e shumë të tjera që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj./AgroWeb
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...