Shenjat e mungesës së vitaminës A, sëmundjet që shfaqen në trup
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 15 October 2021
Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe funksionet e trupit, vitamina A luan një rol mjaft të rëndësishëm. Vitamina A ndihmon me shikimin, sistemin imunitar, riprodhimin, metabolizmin, si edhe funksionimin e zemrës, mushkërive, veshkave dhe trurit. Por roli i saj nuk ndalet këtu! Kjo vitaminë ka edhe veti antioksiduese, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.
Ju mund ta merrni atë nga ushqime si spinaqi dhe perimet e tjera me gjethe jeshile, qumështi, djathi, e verdha e vezës, mëlçia e viçit, brokoli, kungulli, karrota, pjepëri, mango dhe kajstë. Ekspertët këshillojnë që të bëhet kujdes me marrjen e kësaj vitamine me anë të suplementeve. Kjo pasi doza të larta të saj mund të shkaktojnë shqetësime në organizëm si të vjella dhe marramendje.
Gjithashtu marrja e saj për një periudhë afatgjatë, mund të sjellë simptoma si acarim të lëkurës, dhimbje në nyje dhe kocka, dëmtim të mëlçisë e shumë të tjera. Edhe pse mungesa e vitaminës A është mjaft e rrallë, ju ftojmë të njiheni me disa nga simptomat që mund të jenë shenjë e mungesës së saj në organizëm.
Sy të thatë
Sytë janë të mbuluar me një shtresë lëngu, i cili ndihmon në mbrojtjen dhe lubrifikimin e tyre, duke mbajtur gjithashtu sipërfaqen e syve të pastër. Dhe sytë e thatë mund të jenë një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A.
Problemet me shërimin e plagëve
Vitamina A është një komponent i rëndësishëm për shërimin e plagëve. Një arsye është se vitamina A luan një rol në zbutjen e përgjigjes inflamatore të trupit dhe mund të ndihmojë në kontrollin e inflamacionit të tepërt. Pa sasinë e mjaftueshme në organizëm, trupi nuk do të shërohet siç duhet.
Rritje e infeksioneve
Vitamina A mendohet të ketë një efekt mbrojtës kundër inflamacionit që vjen së bashku me patogjenët invazivë si ftohjet dhe infeksionet. Prandaj ekspertët mendojnë se mungesa e vitaminës A mund të shoqërohet me infeksione të fytit, traktit të frymëmarrjes dhe gjoksit.
Lëkurë e thatë
Mungesa e vitaminës A nuk mund të jetë shkaktari i vetëm i lëkurës së thatë, por ajo mund të luajë një rol në këtë shqetësm. Kur shikoni përbërësit në produktet e kujdesit të lëkurës, retinoli është një përbërës mjaft i zakonshëm. Rezulton se retinoli në të vërtetë rrjedh nga vitamina A dhe i jep lëkurës shumë përfitime, si zvogëlimi i rrudhave dhe zbutjen e lëkurës. Sipas kësaj lidhjeje, ekspertët mendojnë se mungesa e vitaminës A mund të luajë një rol në problemet e lëkurës.
Problemet me fertilitetin
Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në proceset riprodhuese dhe disa kërkime tregojnë se mungesa e saj mund të shoqërohet me infertilitet. Megjithëatë nevojiten ende kërkime të mëtejshme në këtë fushë. Por në fund të fundit më e rëndësishmja është të mbani mend se shenjat dhe simptomat e përmendura më lart mund të lindin për shumë arsye të ndryshme. Dhe nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me mungesën e vitaminës A ose të ndonjë lënde tjetër ushqyese, drejtohuni tek mjeku juaj për të marrë ndihmë të specializuar./
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...