Shengeni Ballkanik, një rast i mirë për Kosovën
Autori: Nexhmedin Spahiu
11:43 | 23 December 2019
Më 12 Janar 2009, isha në emision “Shqip” në Top Channel së bashku me Albin Kurtin dhe të ndjerin Jonuz Musliu. Këtu për herë të parë paraqita idenë e Mini Shengenit Ballkanik. Para thënë se edhe Kosova edhe Shqipëria duhet të kenë një rrol më pro-aktiv rajonal dhe duhet të ndërmarrin nismën e Mini-Shengenit Ballkanik mes Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë e Malit të Zi. Kjo me qëllim të integrimeve brenda shqiptare dhe për tu bërë pandam i Serbisë në integrimet evropiane dhe njëkohësisht parapërgatitjeje për integrimet evropiane.
Sigurisht që nëse do të funksiononte kjo ide me kohë, për një dekadë, zhvillimi i këtyre vendeve si një treg 7-8 milionësh do të sfidonte primatin e Serbisë si fuqia më e madhe rajonale ushtarake, ekonomike e diplomatike. Në hapat integrues, Serbia do të ishte shumë në e shtrënguar se sa tani të njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë ide e përkrahu Presidenti Fatmir Sejdiu, por ai menjëherë më pas dha dorëheqje nga posti i Presidentit, dhe ideja ime ngeli vetëm ide për 8 vite me radhë, derisa ka fundi i vitit 2016, Beogradi zyrtar filloi ta jetësojë si nismë, vetëm se tani në favor të Serbisë.
Presidenti serb, gjeti një moment frustrimi të kryeministrave Rama e Zaev, për shkak të refuzimit që u bëri Bashkimi Evropian hapjes së negociatave me Maqedoninë e Shqipërinë dhe i fute në vallen e tij, e cila parimisht nuk mund të refuzohet as nga Bashkimi Evropian as nga Amerika, e cila synim strategjik ka futjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Konform këtij pozicioni edhe Mali i Zi edhe Bosnja e Hercegovina morën pjesë në takimin e Ohrit, ku valuan flamujt kombëtar të 5 kombeve ballkanike, por mungoi flamuri kombëtar i Kosovës. Presidenti i Kosovës refuzoi me arsyetimin se pse nuk ka qenë i ftuar në takimin e parë në Novi Sad, kurse kryeministri i Kosovës, thjeshtë e karakterizoi atë si një “plan të të Rusisë”.
Opinionistët në Kosovë, vazhduan ison e liderëve politikë se Kosova nuk ka interes të përfshihet në këtë punë dhe tungjatjeta!
Kësisoj Kosova, nga mundësia për të pasur një armë në dorë dhe për të shënuar në shënjestër, armën nga dora ia mori Begradi, ndërsa në sfidën e parë të politikës së jashtme reagoi si një foshnje politike me reagime idiote. Me keq se kaq nuk kishte ku të shkonte.
Si çdo herë kur fëmija e bënë punën bërllok, aty është prindi i tij që e nxjerr nga situata. Në këtë rast SHBA ndërhynë duke deklaruar se Shengeni Ballkanik duhet të bëhet por Kosova nuk guxon të mbetet jashtë. Kjo ishte shuplakë fytyrës Edi Ramës, Aleksandar Vuçiqit e Zoran Zaevit, por edhe idiotëve kosovarë që nga lidershipi e deri te të ashtuquajturit opinionistë.
Nëse Kosova do të jetë subjekt në këtë marrëveshje atëherë hapet rruga për njohje de facto nga Serbia. Ndër këto 6 vende, 3 (Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi) janë që kanë njohur Kosovën dhe 2 jo (Serbia e Bosnja e Hercegovina). Por mbi të gjitha, dokumentet e Bashkimit Evropian për herë të parë i referohen Kosovës vend dhe si komb. Deri më tani, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian i kishin shmangur përdorimin e termave sensitivë. Zakonisht ishte përdorur termi neutral: palët, e herë herë emrat e kryeqyteteve, por asnjëherë 6 vendet apo 6 kombet.
Kjo është hera e dytë që Bashkimi evropian pervjedh diçka në dobi të Kosovës. Hera e parë ishte me demarkacionin me Malin e Zi. Ky kusht ishte vënë thjeshtë për të zyrtarizuar Kosovën si komb sovran në terminologjinë e Bashkimit Evropian. Kur ishte vënë kushti i demarkacionit, 5 kombet evropiane që janë kundër Kosovës (Spanja, Greqia, Qipro, Rumania e Sllovakia) thjesht e kishin parë si një telash më tepër Kosovës, dhe nuk e kishin vërejtur se vetëm shtetet sovrane bëjnë demarkacion të kufirit. Fatkeqësisht, nga kjo mundësi Kosovës i doli një dështim, pasi humbi territor, pa pikë nevoje, thjesht nga moskujdesi dhe joprofesionalizmi i komisionit shtetëror. Kur u vërejt gabimi, ishte tepër vonë pasi Mali i Zi veç e kishte ratifikuar marrëveshjen, dhe amerikanët që e donin Malin e zi në NATO sa më shpejt, nuk ia kishin ngenë ta kthenin procesin nga fillimi dhe thanë: “grahni se mirë është, kush u ka faj që keni përfaqësues idiota”. Sidoqoftë, demarkacioni u krye dhe tani në rastin e Shengenit Ballkanik serish një dokument qe Kosovës në mënyrë indirekte i drejtohet si vend e si komb.
Pas intervenimit amerikan, tani iniciatori i projektit, Serbia, ose do të duhet ta përfshijë Kosovën në projekt ku do të duhet ta respektojë si një komb sovran ose do të paraqes pengesa që do ta bëjnë dele të zezë Serbinë e jo Kosovën.
Natyrisht, rasti ekziston vetëm për ata që dinë ta shfrytëzojnë. Kosova si një vend i vogël nuk mund të bëjë politikë të jashtme globale, krejt çfarë mund të bëjë politikë të jashtme Kosova është politika ndaj fqinjëve të saj. Kosova, njësoj si dhe Maqedonia nuk ka dalje në det, por për dallim Maqedonia ka një mundësi më shumë sepse ka 5 fqinjë për dallim nga Kosova që i ka vetëm 4. Vetëm një politikë me takt ndaj fqinjëve, e harmonizuar me interesat amerikane dhe evropiane mund të bëjë që Kosova të funksionojë si një komb sovran.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...





























