Shefqet Krasniqi e shpallë fitoren pasi dështoi miratimi i Kodit Civil
Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 16 March 2022
Hoxha Shefqet Krasniqi e ka shpallur fitoren pas dështimi të miratimit të Kodit Civil, i cili lejon martesën mes gjinisë së njëjtë.
Krasniqi në ligjëratën e tij të sotme, thotë se ata që deshën ta bëjnë miratimin e këtij Kodi Civil, janë njerëz dashakëqij të cilët dëshirojnë ta shkatërrojnë vendin tonë.
“Ligjëratën e sotme po e nisi me një falënderim të veçantë të të madhit All-llah, i cili nuk i lejoi dashakeqët e vendit tonë që ta miratojnë një ligj i cili shkon në dëm të dinit dhe vatanit. Nuk i lejoi ata njerëz dashakëqij të cilët dojnë ta prishin vendin tonë, ta rrënojnë kulturën dhe traditën tonë, ta ndryshojnë dinin tonë, dhe cdo gjë me të cilën jemi krenuar tani”, tha Krasniqi.
Ai tha se me mosmiratimin e këtij Kodi, sot është ditë e madhe për Kosovën, pasi nuk është hidhëruar Zoti.
“Kujtojë se sot është ditë e madhe për neve në Kosovë. Sot Kosova ka shpëtu prej hidhërimit të Zotit, së paku për një kohë, sepse një miratim i një ligji që lejon të vepruarit cka nuk i bëjnë shtazët, është baraz me hidhërim nga qielli lart, nga i madhi Zot. Hidhërimi i Zotit pason me pasoja fatale, deri tek shkatërrimi, qysh ka vepruar i madhi Zot me popullin e Lutit”, tha Krasniqi.
Hoxha po ashtu tha se duhet të lutemi për udhëzimin e deputetëve që e kanë votuar miratimin e këtij Kodi.
“ Ata njerëz nuk meritojnë ta përfaqësojnë popullin në mandate tjera, aty ku janë tani. Janë në vend të gabuar, lutemi që Allahu edhe ata t’i udhëzojë, e t’i vetëdijësojë, e nëse jo nga ai vend aty t’i largojë, e me burra më të mirë e më të ndershëm t’i ndërrojë”, tha Krasniqi.
Të tjera
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...
-
Arifi flet me mllef për Kurtin: Është “rak”, në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jem në operacionin që do ta largojë nga trupi
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi komentoi procesin zgjedhor në Luginë...
-
“Auu kuku nanë” – Qytetari e përjeton rëndë paradën e krenarisë në Prishtinë
Java e Krenarisë në Prishtinë do të fillojë në ora 18:00, shkruan Gazeta Info...
-
Reagon Gazmir Raci pas kritikave të shumta që po paguhet 2 mijë euro nga qeveria
Një reagim tejet i madh në publik u bë pasi u raportua që analisti Gazmir Rac...
-
Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, Edi Rama pyetet nga RAI3 nëse ai ia kërkoi këtë Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përballur mbrëmë me gazetarin itali...
-
Ofruan shërbime mjekësore pa licencim, arrestohet dy gra
Prokuroria Themelore në Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarave ...
-
Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta futur Kosovën në KiE, ecja përpara me Asociacionin do ta mundësojë këtë
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka folur për forcimin e sundimit të ligji...
-
“Flisni me ata zotërinjtë që po e organizojnë”, deputeti i LVV-së nervozohet kur pyetet për nisjen e “Javës së Krenarisë” në objektin e qeverisë
Sot në orën 18:00 në objektin e qeverisë së Kosovës, nga kryeparlamentari, Gl...
-
Viva Fresh Store organizon eventin special më të madh deri më tani në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendor
Viva Fresh Store mbështetur nga USAID - Kosovo Compete Activity – në Qendrën ...