Lajme

Shefi i BE-së takon liderët opozitarë, diskutojnë për agjendën evropiane dhe reformën zgjedhore në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 14 March 2022

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot liderët e partive opozitare në Kosovë.Szunyog takimet i nisi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin diskutoj për axhendën e reformës Evropiane.

“Diskutim thelbësor me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rolin e opozitës në avancimin e Axhendës së Reformës Evropiane.

Partitë politike duhet të fokusohen në çuarjen përpara të reformës zgjedhore të vonuar prej kohësh dhe në miratimin e legjislacionit evropian përkatës për të mirën e të gjithëve” ka shkruar Szunyog në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera