SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë edhe katër sisteme HIMARS
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 23 July 2022
Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një ndihmë ushtarake prej 270 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë katër sisteme të tjera raketash Artilerie me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), duke e çuar numrin e tyre të dërguara në Ukrainë në 20.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, njoftoi ndihmën më 22 korrik dhe tha se Rusia “ka nisur sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin, duke goditur qendrat tregtare, ndërtesat e banimit, duke vrarë civilë të pafajshëm ukrainas”.
Ai tha se përballë këtyre “mizorive”, presidenti i SHBA-së, Joe Biden “e ka bërë të qartë se ne do të vazhdojmë të mbështesim qeverinë e Ukrainës dhe popullin e saj për aq kohë sa të duhet”.
Ukraina ka thënë se HIMARS-et e dërguara deri më tani kanë bërë një ndryshim të madh për trupat ukrainase në kundërshtimin e forcave ruse. Sistemet mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 kilometra larg.
Kirby tha se ndihma e re do të përfshijë gjithashtu 500 dronë portativë që shpërthejnë në objektivat e tyre dhe 36,000 fishekë municione artilerie.
Pjesa më e madhe e ndihmës vjen nga një paketë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën e miratuar nga Kongresi në maj./REL
Të tjera
-
26 vjet nga Beteja e Llapushnikut
26 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Kurti bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve...
-
Kastrati i ASK’së: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milion banorë rezidentë
Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, ...
-
Zbulohet komploti për ta vrarë Presidentin Zelenskiy
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës...
-
Drejtori i Policisë raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes
Të premten, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do ...
-
Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të ...
-
Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke ...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...