Lajme

Shasha: Mini-Schengeni ka një numër defektesh, dy skenarë për sukses

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 20 September 2020

Kosova nuk duhet të humbasë energjinë me iniciativat të cilat nuk janë prioritete në rrugën integruese, ka thënë drejtori ekzekutiv në institutin “Epik”, Demush Shasha.

Sipas tij, iniciativa për Mini-Shengenin vuan nga një numër defektesh që nga lansimi i saj dhe nuk ka arritur të jetësojë parimin e gjithëpërfshirjes dhe pronësisë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Si problem ai e sheh mungesën e institucionalizimit dhe qëndrueshmërisë së iniciativës Mini-Shengen, transmeton Koha.

Shasha, i cili udhëheq Institutin që ka objektiv mbështetjen e përpjekjet për integrimin evropian të Kosovës, thotë se iniciativat e tilla mund të kenë sukses në dy skenarë.

-Advertisement-

Skenari i parë është kur vetë vendet e rajonit tregojnë vullnetin dhe përkushtimin e tyre për të jetësuar ndonjë iniciativë të bashkëpunimit rajonal.

Skenari i dytë, siç ka thënë ai, është kur një akter i jashtëm, SHBA apo BE – ofron mbështetje politike, institucionale dhe financiare për iniciativën respektive rajonale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera