Rozë

Shaqir Cërvadiku largohet nga emisioni turk, s’deshi të përzihen këngët shqipe dhe boshnjake (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 09 October 2017

Këngëtari i njohur Shaqir Cërvadiku ka qëndruar së fundmi disa ditë në Stamboll për vizitë tek familjarët e tij.

Me këtë rast, ai ka marrë ftesë për pjesëmarrje në një emision nga televizionu turk “TV Tek Rumeli”.

Ai ishte ftuar që në atë emision të këndonte shtatë këngë në gjuhën shqipe, por që pjesëmarrjen në këtë emision, e ka anuluar në çastet e fundit.

-Advertisement-

Për këtë gjë, ai ka dhënë një shpjegim për të gjithë fansat e muzikës së tij në Facebook:

“Emisioni ishte konceptuar një kange shqip e një kangë boshnjake me radhë. Unë kërkova qe te kryhet blloku i kangeve shqipe e pastaj boshnjake ose anasjelltas sepse me pengonte me i përzi kanget pasi gjuha boshnjake është gati e njëjtë me gjuhen serbe. Moderatori nuk e pranoi kushtin tim kështu qe unë dola nga studio ashtu i përgatitur per emision. Shpresoj shihemi herave tjera” (sic.),m ka shkruar Cërvadiku.

Ndryshe, në tregun shqiptar, ai është shumë i pëlqyer për këngët e tij, veçmas për këngën kushtuar bashkëshortes së tij të ndjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera