Shala: Patriot është ai që hap vende të reja të punës dhe konsumon produkte vendore
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 29 November 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në konventën e Klubit të Prodhuesve ka theksuar nevojën që produktet vendore të konsumohen nga qytetarët.
Shala ka thënë se patriot është ai që hap vende pune dhe konsumon produkte vendore që ndikon në fuqizimin e ekonomisë.
“Ju përshëndes dhe përgëzoj për këtë organizim, i cili është i pari i llojit të tillë. Falë bashkëpunimit me Klubin e Prodhueseve të Kosovës kemi arritur që sot të jemi këtu për të u njoftuar sadopak me sfidat që po përcjellin prodhuesin vendor. Të nderuar biznese, dje ishte 28 Nëntori, një datë e shënuar në të gjitha trojet shqiptare. Uroj të gjithë shqiptarët, dhe shpresoj që kjo datë të na shërbej si arsye e rritjes së vetëdijes që ta duam tonën. Është kënaqësi kur sheh që përkrahja e produkteve vendore nga ana e qytetarëve ka marr përmasa të jashtëzakonshme. Patriot për mua është ai që sot, hap vende të reja të punës, konsumon produkte vendore, dhe ndikon në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës, e më këto ndikon në mos ikjen e të rinjve tanë nga vendi”, ka thënë ministri Shala.
Shala ka thënë se prodhuesit vendor sot janë në një pozitë më të mirë se në të kaluarën, duke shtuar se ky fakt e gëzon, pasi ndikon edhe në bilancin tregtar që e ka Kosova.
“Dua të ndalem në disa pika që besoj janë të rëndësishme për tu nënvizuar. Diçka që ka rëndësi është se sot, krahasuar me vitet e më parshme prodhuesit vendor janë në një pozitë më të favorshme, dhe kjo mua më gëzon shumë sepse kur
forcohen prodhuesit tonë, edhe shteti i Kosovës edhe ekonomia forcohet. Po ashtu forcimi i prodhuesve vendor ndikon në rritjen e punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar, të cilin po punojmë shumë ta ndryshojmë”, ka thënë ministri
Shala.
Shala iu ka dhënë mbështetje prodhuesve vendor, duke iu premtuar se do të jetë krah i tyre që Kosova të bëhet model i zhvillimit, por ka kërkuar edhe rritje të cilësisë së produkteve.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e angazhuar shumë që të jetë krah i prodhuesve vendor, duke punuar bashkërisht që Kosovën ta bëjmë model për zhvillim. Po punojmë shumë që të kemi një ekonomi bazuar tek nxitja e investimeve prodhuese dhe tek një vizion i ri për mënyrën se si Kosova mund të shfrytëzojë potencialet që i ka. Konsumatori ynë, partnerët tanë tregtarë, nuk duhet ta kenë asnjë dilemë sa i përket cilësisë së produkteve tona. Prandaj unë kërkoj nga ju ta rrisni cilësinë, e cila ka shumë rëndësi sot, por po ashtu bëj apel tek qytetarët që të konsumojnë produkte vendore”, ka thekuar Shala.
Ministri ka vlerësuar se kur produktet vendore konsumohen, kjo ndikon edhe në ndryshimin e statistikave, rrjedhimisht përmirësimin e ekonomisë.
“Kur produktet vendore konsumohen, kjo na mundëson që të shikojmë se çfarë ka ndodhur realisht me ekonomin e Kosovës, që sigurisht do të ndikoj drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statistikave. Unë sot jam këtu për t’iu dhënë mesazhin se do t’iu dëgjoj në kërkesat që I keni dhe do të jem I gatshëm t’iu përgjigjem shqetësimeve tuaja kurdo që është nevoja. E jona është të krijojmë kushte, e juaja është ta rrisni cilësinë dhe kur këto bëhen bashkë garantojnë 100 për qind suksesin”, ka përfunduar Shala.
Të tjera
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...