-Advertisement-
Shala: Me Bedri Hamzën do ta rikthejmë si prioritet zhvillimin ekonomik për Shalën e Bajgorës dhe tërë Mitrovicën - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Shala: Me Bedri Hamzën do ta rikthejmë si prioritet zhvillimin ekonomik për Shalën e Bajgorës dhe tërë Mitrovicën

14:48 | 18 January 2025 Autori: Infokusi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka vizituar Shalën e Bajgorës.

Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është ndjerë krenarë me shaljanët, duke potencuar se ata janë punëtorë dhe gjithmonë fitimtarë.

Ai po ashtu ka shkruar se me Bedri Hamzën kryeminstër do ta rikthejnë si prioritet zhvillimin ekonomik në tërë rajonin e Mitrovicës.

“Në Shalë të Bajgorës dhe me shaljanët krenarë, gjithmonë kënaqësi. Shaljanët janë punëtorë dhe gjithmonë fitimtarë. Kësaj radhe me Bedri Hamzën Kryeministër dhe projektin e tij do ta rikthejmë si prioritet zhvillimin ekonomik për Shalën e Bajgorës dhe tërë rajonin e Mitrovicës. Askush më mirë se PDK dhe Bedri Hamza nuk mund ta zhvillojë këtë rajon.”, ka thënë Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Nga: Infokusi
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

më shumë lajme