Lajme

Shala iu bënë thirrje diasporës të jenë pjesë e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 20 September 2019

Ministri në detyrë i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, ka ftuar diasporën të jenë pjesë e  zgjedhjeve të 6 tetorit.

Shala përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se Kosova ka nevojë për diasporën më shumë se kurrë, shkruan Gazeta inFokus.

“Kontributi juaj për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të mbetet shtylla kryesore që e ka mbajtur gjallë edhe shpirtërisht e edhe ekonomikisht këtë vend. Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ju në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit” ka shkruar Shala

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Të dashur bashkatdhetarë

Kontributi juaj për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të mbetet shtylla kryesore që e ka mbajtur gjallë edhe shpirtërisht e edhe ekonomikisht këtë vend.

Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ju në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit.

Në ditën e votimit.

Më shumë së kushdo, ju e meritoni të keni rolin kyç në
përzgjedhjen e atyre që do udhëheqin me shtetin e Kosovës.

Pikërisht duke e çmuar jashtëzakonisht shumë kontributin dhe rolin tuaj për vendin, Nisma Socialdemokrate, diasporën e ka futur në 5 pikat kryesore të programit qeverisës.

Votimi në diasporë tashmë ka nisur dhe zgjat deri me 5 tetor. Andaj personalisht ju ftoj që ti bashkoheni procesit zgjedhor në Kosovë, të votoni për shtetin tuaj, dhe me votën tuaj ta bëni ndryshimin që Kosovës i duhet.

Votoni për qeverinë që diasporën e ka në listën e prioriteteve, Votoni për Nismën Socialdemokrate122./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera