Serwer për draft-statutin: Një dispozitë parasheh kompetenca ekzekutive

Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 14 November 2023
Specialisti në fushën për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit e dinamikës politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka komentuar përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i cili ka qarkulluar ditët e fundit në media nën pretendimet për autenticitetin e dokumentit të prezantuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Në një botim autorial, profesori amerikan ka hedhur vështrimin e tij mbi “të mirat” dhe “të këqijat” rreth draft-statutit “modern dhe evropian” të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se ana pozitive është fakti se ky mekanizëm për serbët e Kosovës do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke përfshirë çdo ndryshim të statutit.
Gjithashtu, ndonëse Serwer ka pohuar se përmbajtja e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e ndërlikuar, ka shtuar se një ndër aspektet pozitive të dokumentit është edhe referenca ‘Republika e Kosovës’ dhe roli i theksuar i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të Qeverisë së Kosovës në themelimin e tij.
“Anëtarësimi në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është vullnetar për komunat me shumicë serbe. Komunitetet joserbe duhet të përfaqësohen edhe pse në një mënyrë të papërcaktuar. BE-ja do të sigurojë mbikëqyrje për 5 vjet e rinovueshme edhe për 5 të tjera”, ka shtuar profesori amerikan për të përmbyllur pesë “të mirat” që burojnë nga draft-statuti.
E duke hedhur vështrimin e tij mbi “të këqijat” e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, profesori amerikan ka konsideruar se një pjesë e draft-statutit ku flitet për qëllimin e këtij mekanizmi, ekziston mundësia e pranimit të kompetencave ekzekutive në fushat e përgjegjësisë komunale tashmë ekzistuese për serbët e Kosovës.
Gjithashtu, ai e ka parë shumë problematike edhe aspektin e mbështetjes financiare të Qeverisë së Serbisë për Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa kërkuar që ajo të rrjedhë përmes Qeverisë së Kosovës që kryen vetëm auditime të jashtme në pajtim me ligjin e Kosovës. Ai ka shtuar se një dispozitë parasheh “kompetenca ekzekutive” për këtë mekanizëm.
“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të miratojë rregullore, vendime, deklarata, rregullore dhe udhëzime. Kjo dispozitë parashikon qartë kompetenca ekzekutive. Qeveria e Serbisë përmes Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të ofrojë shërbime shëndetësore dhe arsimore. Kjo e cenon sovranitetin e Kosovës”, ka nënvizuar ai.
Në disa media janë publikuar fragmente të cilat pretendohet se janë pjesë nga draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, porse zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ndonëse nuk i ka demantuar plotësisht pretendimet e mediave kosovare, ka thënë se propozimi nuk është bërë publik ngase përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

Të tjera
-
Lushtaku me qëndrim të prerë: PDK nuk guxon të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen
Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës , njëherësh nënkryetar i Komun...
-
Rama ia kthen Muratit që tha se po punon pa buxhet në sheshin “Xhorxh Bush”: Shiko e mailin, kemi kërkuar urgjent alokimin, po e bllokon
Punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, kanë përplasur Qeverinë në detyrë të Albin ...
-
Musk po largohet nga administrata e Trumpit
Elon Musk dha edhe një sinjal se po tërhiqet nga administrata e presidentit a...
-
Ftesa e Kurtit për Krasniqin e Abdixhikun, Muharremi: Kurti s’ka shumë mundësi, ose të bashkëpunojë ose zgjedhje
Pas gjashtë përpjekjesh të dështuara për të siguruar vota në Kuvend për zgjed...
-
Kos thotë se rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, nëse Vuçiq viziton Moskën
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëru...
-
Hakaj: Veprimet e Përparim Ramës kanë kaluar çdo normë institucionale
Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në MKRS, Imer Hakaj, ka kom...
-
Albulena Haxhiu komprometoi procesin e noterëve të rinj, i emëroi pa i marrë parasysh vërejtjet e Komisionit përzgjedhës
I komprometuar, me shkelje procedurale e dyshime për shkelje ligjore, po del ...
-
Franca akuza Rusisë: Inteligjenca ruse prapa sulmeve kibernetike të nivelit të lartë
Franca ka akuzuar shërbimin e fshehtë ushtarak rus, GRU, se ka orkestruar sul...
-
Shpërthimi në QKUK – Mindili i rreptë i VV: Kushdo që vë në sprovë shtetin do të dështojë
Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ashpër pas sulmit ...
-
Deda: Kurti e bëri hapin e parë, vetëm me marrëveshje politike dilet nga bllokada
Analisti politik dhe ish-deputeti i Kosovës, Ilir Deda ka komentuar ftesën e ...
-
Nga 5 maji qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza në Izrael
Nga e hëna qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetin e Izraelit. ...
-
Ish-polici Abedin Muzlija kērcênon me kallash gjyqtaren gjatë seancës civile në Istog
Një incident i rëndë ka ndodhur sot te Banja e Pejës, ku një person i përfshi...