Kos thotë se rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, nëse Vuçiq viziton Moskën

Autori: Gazeta inFokus
20:31 | 30 April 2025
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, e viziton Moskën javën e ardhshme.
Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiqit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.
Vuçiq ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.
“Nëntë maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane dhe në kundërshtim të madh me vendimin e Këshillit të BE-së, i cili vendosi në vitin 2022 që shtetet anëtare nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap që mund t’i japë legjitimitet Putinit dhe Rusisë”, tha Kos, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Radio Evropa e Lirë në një konferencë për shtyp në Beograd.
Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.
“Megjithatë, marrëdhëniet me Moskën sot nuk mund të jenë ‘sikur nuk po ndodh asgjë’”, theksoi ajo.
“Por, ky është vendimi i tij [Vuçiqit]”, përfundoi Kos.
Serbia nuk ka pranuar t’i bashkohet Brukselit në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pasi ajo e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Kos është duke qëndruar në Beograd në një vizitë dyditore, e para që nga marrja e detyrës.
Kos kujtoi se ka disa kushte që Serbia duhet t’i përmbushë në vazhdimin e negociatave me BE-në në mënyrë që ta hapë kapitullin e tretë.
“Gjithçka është deklaruar në ‘non-paper’. Ka të bëjë me tri ligje, ligjin për media, ligjin zgjedhor dhe REM. Dhe sigurisht, dje biseduam për këtë me Qeverinë e Serbisë dhe kryetaren e Parlamentit. Ata premtuan se do ta përmbushin atë, dhe ne do të monitorojmë që kjo të ndodhë realisht”, deklaroi Kos.
Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull negociatash që nga dhjetori i vitit 2021.
Procesi ka ngecur për shkak të refuzimit të saj për ta përafruar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Brukseli kërkon gjithashtu përparim nga Beogradi në sundimin e ligjit dhe në dialogun me Kosovën. /REL

Të tjera
-
Fitorja e PS-së, Zelensky uron Ramën: E vlerësojmë qëndrimin e qartë e të palëkundur për paqe në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama dh...
-
Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA
Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
-
OVL takim me Abdixhikun: Shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve
Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ...
-
Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sonte ka folur në lidhje me takimin e krerë...
-
Bajrami për Kurtin: S’ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverin...
-
Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së ba...
-
A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?
Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshm...
-
Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online
Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është...
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...