Albulena Haxhiu komprometoi procesin e noterëve të rinj, i emëroi pa i marrë parasysh vërejtjet e Komisionit përzgjedhës

Autori: Gazeta inFokus
19:51 | 30 April 2025
I komprometuar, me shkelje procedurale e dyshime për shkelje ligjore, po del të jetë procesi i emërimit të noterëve të rinj. Pak më shumë se dy javë para se 28 prej tyre t’i shpërndajë në 16 komuna, Ministrja Albulena Haxhiu shfuqizoi Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Konkurrimit dhe Përzgjedhjen e Zyrave Noteriale, ndonëse konkursi ishte hapur derisa i njëjti UA ishte në fuqi. Veç kësaj, pretendentja për kryekuvendare, nënshkroi emërimet e noterëve të rinj pa i marrë parasysh vërejtjet për procesin, të Komisionit për Zgjedhjen e Notarëve të cilat i pranoi në raportin e përpiluar nga 6 anëtarët, tri ditë më herët, më 11 prill 2025. Gazeta Online Reporteri.net sjellë detaje të këtij raporti 5-faqësh.
Në fund të mandatit qeverisës, Ministrja e Drejtësisë, tani në detyrë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimet për emërimin e 28 noterëve, të përzgjedhur nga konkursi i rishpallur në shkurt 2025.
Mirëpo, që në fillim të procesit, Komisioni për Zgjedhjen e Noterëve, del se ka pasur vërejtje teknike dhe përmbajtësore, që janë theksuar në raportin që i është dorëzuar Albulena Haxhiut më 11 prill 2025. Pjesë e këtij Komisioni kanë qenë Sefadin Blakaj që si Kryetar e ka udhëhequr grupin e përbëre edhe nga Arta Morina Mustafa, Nikollë Komani, Emine Abdyli Pozhari, Lulzim Beqiri dhe Trëndelina Qorraj.
Raporti 5-faqësh mban datën e 11 prillit dhe i është dërguar Haxhiut tre ditë para se ajo të nënshkruante vendimet për noterët e rinj.
Gazeta online Reporteri.net e ka siguruar raportin në fjalë. Raporti shpërfaqë vërejtjet e komisionit për shkelje të mundshme procedurale e ligjore, meqë pas tek përfundimit të intervistave për noterët e rinj Ministrja Haxhiu ka marrë vendimin për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2011 për Procedurën e Konkurrimit dhe Përzgjedhjen e Zyrave Noteriale.
Intervistimi i kandidatëve kishte nisur më 10 mars dhe kishte përfunduar më 12 mars 2025. UA ishte shfuqizuar tek më 27 mars 2025, apo rreth dy javë para se të nënshkruheshin vendimet për emërime dhe nuk është zëvendësuar me ndonjë akt tjetër.
Kjo kishte shkaktuar edhe paqartësi tek komisioni, që i ishte drejtuar edhe me një shkresë Ministrisë për të kërkuar sqarim dhe ndihmë juridike për statusin juridik të këtij udhëzimi.
“Gjatë administrimit të intervistave me kandidatët pjesëmarrës në Konkurs, si dhe administrimit të informacioneve të pranuara gjatë zbatimit të mandatit të tij, Komisioni kishte identifikuar ekzistencën e Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë nr.09/2011, e që Paragrafi i 5’të i Nenit 8 i Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë nr.09/2011, lexon si në vijim “Kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses të gjitha procedurat dhe janë caktuar në një vend për hapjen e e zyrës noteriale kanë të drejtë të konkurrojnë për zyrat tjera të lira noteriale, pas kalimit të periudhës 3-vjeçare nga data e caktimit të zyrës noteriale përkatëse”. Komisioni kishte vërejte edhe fjalinë e dytë e paragrafit të parë e Nenit 76 të Ligjit për noterinë (Ligji në fuqi) cili lexon si në vijim “Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të reja vlejnë aktet ekzistuese nënligjore”, thuhet në raportin e Komisionit për Zgjedhjen e Noterëve, të cilin e ka gazeta online Reporteri.net.
Dokumenti tregon se Komisioni “llogari” për shfuqizimin e UA-së i kishte kërkuar Ministrisë më 1 prill 2025, 10 ditë para se të dorëzonin raportin. Anëtarët e komisionit interesoheshin nga MD-ja që të dinin saktësisht nëse i njëjti mund të afektonte interesin juridik të pjesëmarrësve në konkurs dhe trajtimin e të njëjtave në pajtim me kornizën ligjore në fuqi.
“Komisioni kishte mësuar se Ministria e Drejtësisë, me datë 27 mars 2025, me vendim formal kishte shfuqizuar Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Drejtësisë nr.09/2011. Më 1 prill 2025, Komisioni, duke konsideruar sensitivitetin dhe paqartësinë në statusin juridik të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë nr.09.2011, i kishte dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për sqarim dhe ndihmë juridike në lidhje me sigurimin e një mendimi juridik që do të sqaronte statusin juridik (ekzistencën në fuqi juridike, ose jo, të Udhëzimit administrativ të Ministrisë së Drejtësisë nr.09/2011), si dhe nëse i njëjti mund të afektonte interesin juridik të pjesëmarrësve në konkurs dhe trajtimin e të njëjtave në pajtim me kornizën ligjore në fuqi”, thuhet në raportin 5-faqësh.
Ministria i ishte përgjigjur Komisionit të nesërmen, duke thënë se “…Udhëzimi Administrativ 09/2011 nuk do të mund të prodhoj efekte juridike për kandidatët, respektivisht kategoritë e caktuara të kandidatëve përkatës”.
Pas përgjigjes së pranuar nga MD, Komisioni në raportin e tyre e dorëzuar tek Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu e kanë larguar plotësisht përgjegjësinë nga vetja lidhur me procesin, duke thënë se barra për këtë pjesë i mbetet Ministrisë.
“…Komisioni është i mendimit që, nuk do të lëshohet në këtë raport në shqyrtimin ose komentimin eventual të statusit juridik të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë nr.09/2011 dhe ose të komentimit të mendimit juridik të lartë cituar dhe inkorporuar në këtë Raport (të Ministrisë së Drejtësisë) dhe/ose nëse dispozitat e Ligjit në fuqi për procedurë administrative mund të afektojnë procedurën e emërimit të noterëve në Konkursin aktual. Rrjedhimisht, Komisioni është i mendimit që, Ministria e Drejtësisë do ta ketë barrën e sigurimit të ligjshmërisë në lidhje me pyetjet dhe dilemat e ngritura para Komisionit – të cilave Komisioni ka konstatuar se nuk mund t’iu siguroj një adresim në këtë raport”, thuhet në raport.
Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vërejtjet e Komisionit dhe për shfuqizimin e UA, mirëpo deri në momentin e publikimit të tekstit, s’ka marrë përgjigje.
Noterët e emëruar janë shpërndarë në 16 komuna të vendit. Sipas konkursit që ishte shpallur, pesë janë në Prishtinë, pesë në Prizren, një në Ferizaj, tre në Podujevë, dy në Vushtrri, një në Gllogoc, një në Malishevë, një në Istog, një në Klinë, dy në Fushë Kosovë, një në Dragash, një në Kaçanik, një në Zveçan, një në Ranillug, një në Partesh dhe një në Leposaviq.
Raporti i Komisionit për Zgjedhjen e Noterëve shpërfaqi telashet me këtë proces qysh nga fillimi i saj.
“Komisioni, pasi filloi punën, në fillim të mbledhjeve të para kishte vërejtur një të metë teknike dhe përmbajtësore në tekstin e konkursit të shpallur nga Ministria e Drejtësisë, konkursi datë 17.12.2024: i cili përmbante thirrjen në bazën juridike – Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë – Vendimi 75/2024 dt.02.04.2024, i cili vendim kishte qeverisur konkursin publik paraprak për zgjedhjen dhe emërimin e noterëve publikë në vend…”, thuhet në raport.
Komisioni i kishte kërkuar ministrisë që të plotësonte konkursin dhe ta reflektonte në të bazën e re ligjore në të cilën thirret. Ky rekomandim ishte marrë parasysh nga Ministria, thekson raporti.
Nga datat 10 mars deri më 12 mars 2025, komisioni ka zhvilluar intervistat me kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet. Më 27 mars 2025, u shfuqizua Udhëzimi Administrativ nr. 09/2011 për Procedurën e Konkurimit dhe Përzgjedhjen e Zyrave Noteriale. Derisa, me 11 prill 2025 u dorëzua drejtuar raporti i Komisionit për përzgjedhjen e Noterëve. Më 14 prill 2024, Albulena Haxhiu shpalli emërimin e noterëve të rijnë nëpër komuna.

Të tjera
-
Bajrami për Kurtin: S’ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverin...
-
Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së ba...
-
A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?
Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshm...
-
Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online
Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është...
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA administratori kryesor i tregut kriminal online, ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit
Liridon Masurica (33-vjeçar) nga Gjilani i njohur si “@blackdb” është ekstrad...
-
Deputetët britanikë kërkojnë ndryshim qasje ndaj Serbisë, shkak pjesëmarrja në paradën ushtarake në Moskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të forta ndërkombët...
-
Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drej...
-
Numërohen 98% e kutive të votimit në Shqipëri, PS siguron fitoren, PD rënie krahasuar me 2021
Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit brenda Shqipërisë, Partia Socialist...