Sërisht drogë në Vlorë, sekuestrohen sasi e madhe
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 18 July 2017
Kapet sërisht në Vlorë. Plot 300 kg kanabis janë sekuestruar dje nga policia në fshatin Grabian, ndërsa është arrestuar edhe një 52-vjeçar.
Në vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur edhe nga FNSH gjatë gjithë javës në territorin e Llakatundit për goditjen e prodhimit dhe shitjes apo trafikimit të lëndëve narkotike, dje Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian, Vlorë.
Si rezultat i operacionit “Java” në një pjesë toke (ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.
Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian, Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Të tjera
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...