Sport

Sergio Ramos i tha ‘jo’ Conte-s

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 30 October 2018

Një ndërhyrje në “sparkatë” e Sergio Ramos ka hedhur poshtë mundësinë e emërimit të Antonio Contes në krye të Realit të Madridit, në vend të të shkarkuarit Julen Lopetegui.

Sipas prestigjiozes “As”, fjalët e kapitenit të Realit, që futbollistët nuk janë dakord me sjelljen me dorë të hekurt të trajnerit italian, kanë patur peshë në bisedimet mes palëve, që thuaje po binin në një mendje edhe për pagën.

“As” kujton se Conte ka edhe një llogari të hapur me Chelsea-n prej 10 milionë eurosh, që Reali nuk ka ndërmend ta paguajë. Kujtojmë që menjëherë pas humbjes turpëruese 5-1 me Barcelonën, Ramos, i pyetur për mundësinë e afrimit të Contes ishte shprehur se “respekti fitohet, nuk blihet. Metodat që përdor një trajner nganjëherë janë më të rëndësishme se njohuritë e tij teknike.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera