Serbia rikthen dominimin me mallra në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 10 September 2021
Vetëm disa muaj më parë importi i mallrave nga Shqipëria kishte dominuar në Kosovë, pas shumë viteve të atij të Serbisë.
Por, gjatë këtij viti, Serbia e ka rikthyer përsëri dominimin në tregun e Kosovës, ndonëse jo më siç ishte më parë.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë për një rritje të importit nga ky shtet krahasuar më Shqipërinë, por buxheti i shtetit po mbushet më shumë nga importi me Shqipërinë, blerjet janë më të ulëta.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të importit 1 janar -31 gusht, në Kosovë, kanë hyrë mallra në vlerë prej 145,540. 843 euro, nga Shqipëria, ku shuma e TVSH e paguar është 23,736,728 euro.
Ndërkaq, vlera e mallit të importuar nga Serbia ka qenë rreth 21 milionë euro më shumë, ose 166, 416, 772 euro, ndërsa vlera e taksave është rreth 1 milionë euro më pak se sa më Shqipërinë, ose fiks 22,728,677 euro – TVSH.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, nuk ka treguar shkaqet se pse vlera e taksave është shumë më e lartë me Shqipërinë se sa me Serbinë, ndonëse importi është më i ulët. Por, ajo që dihet është se lënda e parë është e liruar nga taksa.
Derisa në vitin 2019, importi me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut e kishte dominuar tërësisht tregun në Kosovë, statistikat për vitin e kaluar tregojnë se tregun e Kosovës e kishte dominuar importi me Shqipërinë. Nga ky shtet ishte importuar mall në vlerë prej 177,509,255 euro, dhe TVSH në vlerë 29,022,608 euro.
Në të njëjtin vit, nga Serbia ishte importuar mall në vlerë prej 156,376,855 euro, dhe TVSH 20,407,362 euro. Importi me Serbinë ishte shumë i ulët gjatë muajve të parë të vitit 2020, derisa ishte rritur muajve të fundit.
Kjo kishte ndikuar si pasojë e vendosjes së tarifës doganore 100 për qind në nëntor të vitit 2018, nga ish-qeveria Haradinaj.
Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, importi nga këto shtete kishte rënë thuajse plotësisht.
Pas ardhjes në pushtet të qeverisjes aktuale, ishte shfuqizuar plotësisht taksa 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina me pretendimin për ta zëvendësuar atë me masat e plota të reciprocitetit tregtar dhe politik. Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës patën thënë se kjo masë bazohet në vendimin e 20 marsit, kur qeveria kishte vendosur që të lirojë nga taksa importet për lëndën e parë nga Serbia.
Megjithëkëtë, Kosova nuk ka vendosur reciprocitet me Serbinë, ashtu siç ishte premtuar.

T� tjera
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...





























